TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njerëzit po rikthehen në Hënë, pas më shumë se gjysmë shekulli

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Njerëzit po rikthehen në Hënë, pas më shumë se gjysmë shekulli

Pas më shumë se gjysmë shekulli nga misionet Apollo, njerëzimi është pranë një momenti historik; rikthimit në Hënë.

NASA ka planifikuar nisjen e misionit Artemis II më 6 shkurt 2026, duke shënuar herën e parë që astronautët do të largohen nga orbita e ulët e Tokës pas 54 vitesh.

Gjatë një udhëtimi rreth 10-ditor, anija kozmike Orion do të transportojë katër astronautë në një orbitë rreth anës së largët të Hënës.

Ekuipazhi përbëhet nga Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen, të cilët vendosin edhe rekorde historike; gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë dhe kanadezi i parë që udhëtojnë në hapësirën e thellë.

Edhe pse misioni nuk parashikon ulje në sipërfaqen hënore, Artemis II konsiderohet një hap kyç për të ardhmen e eksplorimit hapësinor.

Ai shërben si testi final përpara misioneve të ardhshme që synojnë ulje të reja në Hënë, krijimin e një pranie afatgjatë njerëzore atje dhe përgatitjen e rrugës drejt eksplorimit të Marsit.

NASA po të jep mundësinë të bëhesh pjesë e historisë; emri yt mund të udhëtojë rreth Hënës në misionin Artemis II, fluturimi i parë me astronautë drejt Hënës pas më shumë se 50 vitesh.

Katër astronautë do të bëjnë një udhëtim 10-ditor rreth anës së errët të Hënës dhe mbi 1.5 milionë emra nga e gjithë bota do të fluturojnë bashkë me ta të gdhendur në një mikroçip brenda anijes Orion.

Si funksionon? Futesh në faqen zyrtare të NASA-s (Artemis → Send Your Name). shkruan emrin tënd (dhe një mesazh opsional) e dërgon formularin.

Merr një boarding pass digjital si kujtim. Emri yt gdhendet në një çip që udhëton rreth Hënës.

Ndërkaq, një startup hapësinor synon të ndërtojë hotelin e parë ndonjëherë në Hënë, duke e kthyer turizmin hapësinor në realitet.

Projekti parashikon përdorimin e robotëve për të shndërruar tokën hënore në materiale ndërtimi, pa transport nga Toka.

Hoteli do të ndërtohet me module të qëndrueshme ndaj kushteve ekstreme të Hënës.

Aplikimet për qëndrime tashmë kanë nisur, me depozita që shkojnë deri në 1 milion dollarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente

TikTok vjen me risi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Rama reagon pas vendimit të Speciales: Marre

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Specialja dënon Kadri Veselin me 18 vjet burgim

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Reagon vajza e Jakup Krasniqit me mesazh pas vendimit: Ky vendim na lëndoi, por nuk do të na dorëzojë

Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim

Specialja dënon Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

​Pranë shtëpisë së Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

​Pranë shtëpisë së Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën