TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Avokat Bytyqi dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarit të “Lëvizjes së Deçanit” për nxitje urrejtjeje dhe thirrje për terrorizëm

Avokati Asdren Bytyqi këtë të martë dorëzoi një kallëzim penal ndaj Belisar Jecerzit, i cili në postimet e tij bëri thirrje për shfarosjen, përkatësisht spastrimin etnik të të gjithë myslimanëve shqiptarë. Avokati Bytyqi kërkoi veprim të menjëhershëm nga Prokuroria Speciale për këtë rast.

by Fëllënza Krasniqi
3 orë ago
0 0
A A

Në orën 11:00 iu drejtuan Prokurorisë Speciale.

Avokati, Asdren Bytyqi, dorëzoi kallëzim penal ndaj Belisar Jecerzit, për veprat penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Shtytje në kryerjen e veprave terrorriste”.

Sipas Bytyqit, Jezerci i cili është njëherazi anëtar i “Lëvizjes së Deçanit”, në vazhdimësi në rrjetet e tija sociale bënë thirrje për shfarosjen e myslimanëve.

“I njëjti në vazhdimësi, mirëpo veçanërisht me qëndrimin e tij publik në rrjetin e tij social në Facebook, me statusin e fundit ku bën thirrje për shfarosjen, përkatësisht spastrimin etnik të të gjithë myslimanëve shqiptarë nga territoret e Dardanisë, ashtu siç i thotë ai. Ky zotëri ka vepruar kësisoj duke nxitur dhe duke bërë thirrje masive për largimin e popullatës myslimane shqiptare nga territoret e Iliridës”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi thotë se organet e drejtësisë nuk janë duke e trajtuar në mënyrë të duhur rastin e Grupit të Deçanit.

“Kurse ndaj grupit të Deçanit, ky institucion ka politikë selektive, pra nuk mban drejtësi dhe i vë veshët në lesh dhe nuk i intereson fare dhe i mbyll të gjitha dosjet dhe nuk merr asnjë lloj veprimi të shpejtë, duke ditur që ky rast është një rast i paprecedent ku bëhet thirrje për shfarosjen, përkatësisht spastrimin etnik të gjithë popullatës myslimane shqiptare. Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë Speciale që ta kryejë detyrën e saj që ia përcakton Kushtetuta dhe ligji dhe të marrë veprimet e duhura dhe të presim drejtësi prej saj, përkatësisht aktakuzë”, u shpreh Bytyqi.

Ai madje tha se presin që Prokuroria Speciale, pas pranim të kallëzimin penal  të  veprojë menjëherë në këtë rast.

“Ne kemi kërkuar që edhe të paraburgoset i njëjti, përkatësisht të caktohet edhe ndonjëra nga masat e sigurimit të të pandehurit gjatë në zhvillimit të procedurës. Për arsye se në rast se i njëjti tolerohet, jam i bindur që do të vazhdojnë jo vetëm me këtë intensitet, po dhe me një intensitet më të ashpër, sepse kjo është një politikë e sponsorizuar nga ana e Serbisë dhe armiqve të vendit tonë”, ka thënë tutje Bytyqi.

Kallëzimit penal të avokatit Bytyçi, i është kundërpërgjigjur përmes një shkrimi në Facebook, Belisar Jezerci.

“Kur fjala tremb, pushteti i dobët thërret prokurorinë. Këtu nuk kemi të bëjmë me drejtësi, por me një procedurë-shantazhi, me një procedurë-mbylljeje goje. Një përpjekje për të frikësuar dhe për t’i lodhur ata që guxojnë të mendojnë lirë dhe që ngrihen kundër arabizmit të kombit shqiptar. Le ta dinë mirë: idetë nuk burgosen. Historia nuk fshihet me padi. Identiteti nuk gjykohet në zyra avokatësh’, ka thënë Jezerci.

Jezerci ka shtuar se përkundër padisë, ai do të vazhdoj me aktivitetet e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Pozhari: Po të ishte i brengosur Abdixhiku për manipulimin e votave, do të reagonte edhe më 9 shkurt

Pozhari: Po të ishte i brengosur Abdixhiku për manipulimin e votave, do të reagonte edhe më 9 shkurt

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën