TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Elezi: Po bëjmë përpjekje që rinumërimi të përmbyllet deri në fund të janarit

by tëvë1
3 orë ago
1
A A
Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po planifikon që shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të bëhet në fillim të muajit shkurt të këtij viti, raporton KosovaPress.

Por, sipas KQZ-së, shpallja e këtyre rezultateve mund të vijë pas përfundimit të procesit të rinumërimit të më shumë se 1 mijë e 800 vendvotimeve të mbetura, i cili po planifikohet të përmbyllet deri në fund të muajit janar.

Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar për dinamikën e punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Aktualisht, numri i ekipeve të angazhuara në procesin e rinumërimit gjatë një dite pune është 76. Bazuar në këtë kapacitet dhe numri i vendvotimeve të mbetura për t’u rinumëruar, planifikojmë dhe po bëjmë përpjekje që i gjithë procesi të përmbyllet deri në fund të muajit janar”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit, që sipas tij, mund të zvogëlojë nevojën për ankesa, pasi rinumërimi mund të heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve.

“Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, KQZ do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Ashtu siç parashihet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre lidhur me këtë rezultat në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme. Natyrisht, procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa i përket rezultateve dhe kjo mund të zvogëlojë edhe nevojën për ankesa, por KQZ duhet të presë afatin për paraqitjen e këtyre ankesave dhe shqyrtimin e tyre para se të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe njëkohësisht me përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka shtuar Elezi.

Sipas të dhënave, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i rinumërimit të vendvotimeve, i cili po realizohet në bazë të dy vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në total, procesi i rinumërimit do të përfshijë të gjitha 2,557 vendvotimet ku është zhvilluar procesi i rregullt zgjedhor më 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të parë të KQZ-së, të datës 13 janar 2026, ishte paraparë rinumërimi i 914 vendvotimeve, ndërsa me vendimin e dytë, të datës 19 janar 2026, është vendosur që të përfshihen edhe 1,643 vendvotime të tjera, duke e zgjeruar procesin në tërës

Tags: EleziperfundimirinumërimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, disa parti rrezikojnë daljen nga skena politike

Shkodra: Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje, disa parti rrezikojnë daljen nga skena politike

Ushtarët letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët letonezë patrullojnë në veri të Kosovës

Jakupi: KQZ-ja mund të vendosë rivotim në komuna nëse konstatohet keqpërdorim i madh i votave

Jakupi: KQZ-ja mund të vendosë rivotim në komuna nëse konstatohet keqpërdorim i madh i votave

Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej

Rinumërohen 742 vendvotime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën