TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy të arrestuar për incidentet në Gjakovë, reagon ashpër FBK-ja

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Dy të arrestuar për incidentet në Gjakovë, reagon ashpër FBK-ja

Pak ditë pas reagimit ndaj incidentit në Prizren, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka reaguar edhe për incidentin që ndodhi në Gjakovë, të mërkurën mbrëma.

FBK-ja, ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka dënuar fuqishëm incidentin e rëndë të ndodhur në ndeshjen e ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Gjithçka nisi në çerekun e dytë në palestrën “Shani Nushi”, ku sipas raportit zyrtar të delegatit të ndeshjes, në çerekun e dytë janë dëgjuar ofendime në kor nga tribuna në drejtim të klubit mysafir, për çka është dhënë vërejtje zyrtare publikut.

Me përfundimin e pjesës së parë, një grup tifozësh të skuadrës vendase ka tentuar të sulmojë persona të pranishëm në tribunë, duke krijuar rrezik serioz për përshkallëzim të situatës, dhe thuhet se falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë së Kosovës, është parandaluar një incident edhe më i rëndë.

Në të njëjtën kohë, nga tribuna e ballkonit është hedhur një shishe plastike e mbushur me ujë, e cila ka goditur ndihmës-trajnerin e KB Bashkimi, Bledar Gjeqaj, në fytyrë, duke e rrëzuar atë në parket.

Pas këtij akti të drejtpërdrejtë dhune dhe tentimit për sulm fizik, në koordinim me gjyqtarët e ndeshjes dhe Policinë e Kosovës, është marrë vendim për zbrazjen e palestrës nga publiku, me përjashtim të zonës VIP, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë akterëve të ndeshjes.

“Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një rasti tjetër serioz dhune në basketbollin kosovar, për të cilin Federata kishte reaguar publikisht dhe kishte paralajmëruar zero tolerancë ndaj çdo forme dhune dhe sjelljeje të papranueshme në palestra. Për fat të keq, përsëritja e incidenteve në një periudhë kaq të shkurtër tregon se situata ka marrë përmasa alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm dhe të vendosur institucional”, thuhet në reagimin e FBK-së.

FBK ka paralajmëruar se posedon pamjet filmike të incidentit, ndërsa Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë arrestuar për tentim sulmi, ndërsa personi që ka hedhur shishen është identifikuar dhe priten veprime të mëtejme ligjore ndaj tij.

Njëkohësisht, KB Vëllaznimi  do të ndëshkohet për organizim të dobët të ndeshjes, ndërsa do të ketë edhe masa të rënda disiplinore, në përputhje me aktet normative dhe rregulloret e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Federata e Basketbollit e Kosovës thekson qartë se dhuna fizike, tentimet për sulm, fyerjet dhe çdo formë tjetër e sjelljes së papranueshme nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë”, njofton FBK.

Në fund, FBK ka bërë të ditur se përsëritja e incidenteve të kësaj natyre do të sjellë masa edhe më drastike, përfshirë mbylljen e palestrave, zhvillimin e ndeshjeve pa publik, humbjen e ndeshjeve me rezultat zyrtar dhe referimin e rasteve tek institucionet kompetente.

“Basketbolli nuk do të tolerojë dhunën. Federata e Basketbollit e Kosovës do të veprojë me vendosmëri të plotë për të mbrojtur sigurinë, integritetin dhe dinjitetin e garave të saj”, mbyll njoftimin FBK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Ferizaj ankohet për kartonë të verdhë

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Prishtina e Re – Prishtina, përballen në mesjavë

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Vining e Cheese, më të mirët e publikut

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Rrahmani përfshihet në ekipin e xhiros në Çeki

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagë

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Kurti pritet në Armeni, Kulla: Foto historike që mund të çojë drejt njohjes së Kosovës

Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë

Ndërrohet komanda e kontingjentit grek në KFOR në Prishtinë

Tërheqja Amerikane nga Evropa, NATO tregon për Tëvë1 se a ndikohet Kosova

Tërheqja Amerikane nga Evropa, NATO tregon për Tëvë1 se a ndikohet Kosova

Arrestohet arsimtari në Klinë, dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së klasës së shtatë

Arrestohet arsimtari në Klinë, dyshohet se i dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale nxënëses së klasës së shtatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën