TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli: Qeveria do të formohet shpejt, për Presidenten partitë do të vijnë vetë për bashkëpunim

by Tëvë1
4 muaj ago
4
A A
Dugolli: Qeveria do të formohet shpejt, për Presidenten partitë do të vijnë vetë për bashkëpunim

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për procesin e formimit të Qeverisë në emisionin “Këndi i Debatit” në TëVë1.

Dugolli ka thënë se viti i kaluar nuk ishte i lehtë dhe se, pavarësisht rezultatit zgjedhor prej 42 për qind, mungesa e bashkëpunimit politik ka çuar në bllokadë institucionale dhe në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Viti i kaluar nuk ishte një vit i lehtë. Edhe pse fituam 42 për qind dhe kishim më shumë vota se dy partitë kryesore opozitare, kjo nuk mjaftoi. Kishte pengesa fillimisht në konstituimin e Kuvendit dhe më pas në formimin e Qeverisë, për shkak të mungesës së vullnetit për bashkëpunim”, ka deklaruar Dugolli.

Ai ka shtuar se qytetarët e kanë kuptuar më së miri këtë situatë dhe, sipas tij, kanë ndëshkuar bllokadën politike.

“Qytetarët e kanë kuptuar shumë mirë se kush e mbajti bllokadën për formimin e Kuvendit dhe Qeverisë dhe e kanë larguar këtë bllokadë nga rendi i ditës përmes votës”, ka thënë ai.

Dugolli ka theksuar se aktualisht në rend dite është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, proces që, sipas tij, do të zhvillohet shpejt pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Në këtë fazë, në rend të ditës është konstituimi i Kuvendit dhe më pas formimi i Qeverisë. Besoj se shumë shpejt, madje që në seancën e parë, do të kryhen të gjitha këto procedura”, ka shtuar Dugolli.

Sa i përket mundësisë së koalicioneve qeverisëse, ai ka qenë i prerë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Koalicion për Qeverinë nuk do të ketë. Ne kemi kërkuar oferta konkrete më herët dhe ato nuk kanë ardhur. Tash duhet të respektohet vullneti i qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së Presidentes, Dugolli ka thënë se bashkëpunimi politik do të kërkohet nga partitë e tjera.

“Bashkëpunimi për zgjedhjen e Presidentes do të kërkohet nga partitë e tjera politike, në mënyrë që të tejkalohet ky proces”, ka përfunduar Dugolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – figura e urtësisë dhe përkushtimit ndaj Kosovës

​Nderohet veprimtaria e Alush Gashit – figura e urtësisë dhe përkushtimit ndaj Kosovës

Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën

Rasti “Dehari”, dorëzohet ankesë në Speciale për Bashën

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Motoçikleta godet tre këmbësorë në Prishtinë, të lënduarit marrin tretman mjekësor

Vdes personi që ra nga kati i tretë i një objekti në Vushtrri

​“Sot po ju respektojmë”, PSD “rikthehet” te LVV – i fton për debat

​“Sot po ju respektojmë”, PSD “rikthehet” te LVV – i fton për debat

Edhe një i lënduar në vend të punës, vushtrriasi bie nga objekti në ndërtim e sipër

Trump e kërkon Grenlandën, thotë se është “thelbësore” për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Trump paralajmëron bisedë me liderin tajvanez për armët, reagon Kina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën