I ftuar tek “Këndi i Debatit” në Tëvë1, gazetari Muhamet Hajrullahu u shpreh i shqetësuar për mënyrën se si trajtohen raportet e Kosovës, duke folur për raportin e Komisionit Evropian ka thënë se rekomandimet përsëriten nga viti në vit, ndërsa ndryshimet mbeten të kufizuara.
Ai shtoi se është zhgënjyese mënyra se si temat në përgjithësi trajtohen 3 herë në javë dhe bien poshtë, duke theksuar së duhet t’u jepet më shumë rëndësi atyre.
“Ky është një shqetësim i madh i yni si shoqëri, sepse kështu, nga viti në vit, përsëriten këto raporte, mbeten ato rekomandime, mbetet ai “little progress” ose “progress i limituar” dhe nuk ndodh asgjë për një vit”, tha Hajrullahu.
Ai poashtu shtoi se ka shpresë që Kuvendi i Kosovës, si organ mbikëqyrës, do ta luajë rolin e vet për të mbikëqyrur dhe do të kërkohen përgjegjësi nga Qeveria dhe organet përkatëse, në pika specifike.
Raporti i Komisionit Evropian ka vlerësuar një progres të lehtë në disa fusha dhe vërejte për disa të tjera. Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kundër korrupsionit ka dhënë rezultate të kufizuara, ndërsa krizat politike kanë dobësuar funksionimin e institucioneve. Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën për vitin 2026, ku paralajmëron se ndikimet politike dhe ekonomike në sistemin e drejtësisë mbeten pengesë serioze për pavarësinë e tij dhe, në disa aspekte, madje janë intensifikuar. Raporti evidenton rënie të numrit të vendimeve përfundimtare dhe dënimeve për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe mangësi në mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë. Komisioni vëren përparim në administratën publike, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që mundësoi heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të raportit tha se pozita Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin real.