TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

Instagram ka mohuar se ka qenë viktimë e një shkeljeje të të dhënave, pasi shumë përdorues morën email-e që i nxisnin ata të rivendosnin fjalëkalimin e tyre.

Firma tha se kishte zgjidhur një problem që i lejonte “një pale të jashtme” të detyronte platformën e mediave sociale, të dërgonte kërkesa legjitime për rivendosjen e fjalëkalimit te përdoruesit.

Instagram tha se nuk kishte pasur shkelje të sistemeve të saj dhe u tha përdoruesve se llogaritë e tyre ishin të sigurta.

Por disa ekspertë e kanë vënë në dyshim deklaratën, me firmën e sigurisë kibernetike Malwarebytes që pretendon se email-et e rivendosjes së fjalëkalimit, në fakt ishin dërguar si rezultat i një sulmi kibernetik.

“Kriminelët kibernetikë vodhën informacionin e ndjeshëm të 17.5 milion llogarive të Instagram, duke përfshirë emrat e përdoruesit, adresat fizike, numrat e telefonit, adresat e email-it dhe më shumë”, pretendoi ajo në një postim në X, së bashku me një pamje të ekranit të një email-i për rivendosjen e fjalëkalimit nga Instagram.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme nga kompania, por postimi është parë më shumë se 2.3 milion herë.

Malwarebytes i tha BBC-së se besonte që email-et e rivendosjes së fjalëkalimit ishin një rezultat i drejtpërdrejtë i një shitjeje të vazhdueshme të të dhënave private në një forum hakerash, ku një kriminel ka pretenduar se ka të dhënat personale të 17.5 milionë përdoruesve të Instagram-it.

Reklama pretendon se të dhënat vijnë nga një “rrjedhje” në vitin 2024. Por disa studiues të sigurisë mendojnë se në fakt është një bazë të dhënash e vjetër, që është mbledhur nga të dhëna që mund të shiheshin publikisht siç janë emrat dhe vendndodhjet në vitin 2022.

Email-et e rivendosjes së fjalëkalimit të shoqëruara me paralajmërimin e Malwarebytes kanë shkaktuar konfuzion për mijëra njerëz në mediat sociale.

Dhe shpjegimi i Instagram-it ngriti gjithashtu pyetje.

“Ne rregulluam një problem që lejonte një palë të jashtme të kërkonte email-e për rivendosjen e fjalëkalimit për disa njerëz”, tha kompania.

“Nuk kishte shkelje të sistemeve tona”, shtuan ata. Email-et shkaktuan shqetësim për disa përdorues në mediat sociale, të cilët kishin frikë se ishte një mashtrim ose përpjekje phishing e projektuar për të mbledhur më shumë nga të dhënat e tyre.

Por lidhjet në email nuk duket se janë keqdashëse dhe procesi i rivendosjes së fjalëkalimit, nëpër të cilin udhëhiqet një përdorues duket se është legjitim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

VW jep alarmin: ‘Duhet ta transformojmë në thelb modelin tonë të biznesit’

Spotify ka nisur një sistem të ri verifikimi për “artistët jo-AI”

Spotify ka nisur një sistem të ri verifikimi për “artistët jo-AI”

Biden nënshkruan direktivë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Kosova e Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Evropë

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Kërkimet në Google gjatë krizave globale zbulojnë anën më njerëzore të shoqërisë

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Mourinho, favorit për të marrë drejtimin e Real Madridit

Arsenal – Atletico, dueli vendimtar për finale të Championsit

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Me kërkesë të Xhelal Sveçlës, shtyhet seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Haskuka: LVV fiton sërish mbi 50% dhe nuk përjashtohet as arritja e 70 deputetëve

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

Vrasja në Gjakovë, Spitali: Viktima u soll pa shenja jete në emergjencë

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

BE-ja “e përgatitur për çdo skenar” pas kërcënimeve të Trumpit për tarifat e makinave

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Evertoni kontakton Juventusin për Zhegrovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën