TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia në mbrojtje të Maduros, kritikë ndaj ndërhyrjes amerikane

by teve1
3 ditë ago
1
A A
Serbia në mbrojtje të Maduros, kritikë ndaj ndërhyrjes amerikane

Zyrtarët serb rrëzimin e liderit të Venezuelës, Nicolas Maduro në një aksion amerikan e vlerësuan si “të drejtën e forcës” dhe “të drejtën e më të fortit”.

“Konstatimi nuk ishte kështu kur, në vitin 2022, Rusia e filloi luftën në Ukrainë”, ka thënë për REL-in Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane joqeveritare në Serbi.

Maduro u arrestua së bashku me bashkëshorten e tij më 3 janar në një aksion të SHBA-së në Venezuelë, nga ku u transferuan në Nju Jork, ku do të përballen me akuza për trafik droge.

Një ditë pas këtij aksioni, Vuçiq tha se po shembet rendi i vjetër botëror dhe se asnjë rregull nuk vlen, duke vlerësuar se dominon e drejta e forcës dhe se “kush është më i fortë, ai shtyp”.

Ndërsa, fjalë më të rënda, siç tha ai, nuk u përdorën për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

Vlerësimet e presidentit të Serbisë për Jelica Miniq, nga Lëvizja Evropiane, janë pjesërisht rezultat i interesave në marrëdhëniet dypalëshe “ashtu siç i sheh ai”.

“Dhe pjesërisht frikë se Serbia po jep mjaft arsye në skenën ndërkombëtare, të cilat mund të shfrytëzohen për ndonjë ndërhyrje të re, të këtij apo atij lloji, kundër regjimit të tij”, shtoi ajo.

Vuçiq më 5 janar deklaroi se i kupton interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe se e respekton jashtëzakonisht shumë si presidentin Donald Trump, ashtu edhe SHBA-në, por se Serbia nuk ka alternativë tjetër përveçse të respektojë të drejtën ndërkombëtare.

Shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbështetën aksionin amerikan, duke deklaruar se bëhet fjalë për një regjim narko-kriminal dhe se Maduro është diktator që nuk erdhi në pushtet falë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Departamenti amerikan i Shtetit deri në publikimin e këtij teksti nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me reagimin e presidentit të Serbisë ndaj rrëzimit të Maduros.

Aksionin e SHBA-së e dënuan Irani, Rusia dhe aleatë të tjerë të vendit të Amerikës së Jugut, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se aksioni ushtarak amerikan përfaqëson një “precedent të rrezikshëm”.

Shumë aleatë të Uashingtonit, edhe pse deklaruan se nuk kanë simpati për Maduron apo regjimin e tij, paralajmëruan për nevojën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Zyrtarët në Serbi vitet e kaluara kanë deklaruar se Serbia dhe Venezuela janë “miq të vërtetë”.

Miqësia buronte nga refuzimi i Venezuelës për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa në forcimin e lidhjeve, Serbia dhe Venezuela në mesin e vitit 2023 nënshkruan Marrëveshjen për heqjen e vizave.

Duke komentuar reagimin e presidentit të Serbisë, Jelica Miniq vlerësoi se “Maduro konsiderohej ‘mik’ dhe aleat për shkak të afërsisë së regjimeve”.

Sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, Serbia është një vend me demokraci të dëmtuar, ku cenohen liritë qytetare dhe ushtrohet presion mbi mediat e pavarura.

Serbia, pavarësisht sanksioneve të BE-së, disa prej të cilave i ka mbështetur edhe vetë, nuk e ka vënë në dyshim legjitimitetin e Maduros.

Njëkohësisht, ajo mbështeti deklaratën politike të BE-së me të cilën vihet në dyshim procesi zgjedhor i 28 korrikut 2024 dhe thuhet se Maduro nuk ka legjitimitetin e një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike, por gjithashtu pati përfaqësuesin e saj në inaugurimin e tij.

Kryetarja e Parlamentit, Ana Bërnabiq, mori pjesë në janar të vitit2025 në inaugurimin e Maduros në Karakas, ku ai filloi mandatin e tretë gjashtëvjeçar.

Bërnabiq deklaroi atëherë se Venezuela, si “mike e madh e Serbisë”, ndihmon që qëndrimi për paprekshmërinë e kufijve të ndahet nga një numër i madh vendesh të Amerikës Latine dhe vendeve të Karaibeve.

Beogradi, ndër të tjera, llogarit edhe në këtë grup vendesh në luftën kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Mosnjohjen e Kosovës e theksoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike me Maduron në gusht të vitit 2025.

Kritikat ndaj aksionit të SHBA-së janë shpërndarë edhe nga tabloidet proqeveritare në Serbi.

Nga mbështetja për Trumpin, e cila u reflektua edhe në vendosjen e billbordeve me mbishkrimin “Trump, serb”, tani shkruajnë për “shpërbërjen e të gjitha ligjeve dhe logjikës”.

E pyetur nëse vlerësimet e presidentit të Serbisë mund të ndikojnë në marrëdhëniet me SHBA-në, Jelica Miniq nga Lëvizja Evropiane theksoi se aty tashmë ekzistojnë probleme serioze.

“Edhe Serbia ka një vend të veçantë në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të dhjetorit 2025, ku me akt ekzekutiv parashikohet politika e mëtejshme ndaj rajonit tonë”, tha ajo.

Në Ligjin për autorizimin e mbrojtjes kombëtare, të cilin Trumpi e ka nënshkruar së fundi, përmenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për integrimin e tyre euroatlantik dhe uljen e varësisë energjetike nga Rusia.

Në këtë ligj shprehet gjithashtu shqetësim për gjendjen e demokracisë në Serbi, por përcaktohet edhe se Serbia dhe Kosova duhet të synojnë arritjen e përparimit të menjëhershëm lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Po ashtu theksohet se SHBA-ja duhet të vazhdojë të mbështesë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bazohet në njohjen reciproke.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, së fundi ka pranuar se në vend të përparimeve të mëdha të pritura nga administrata e Trumpit, kanë ardhur vendime që nuk janë në interes të Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Gjermania mbyll shkollat për shkak të motit të ligështuar

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Përmbytjet në disa zona, Rama: Shiu nuk ndalet me shpifje

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Rusia sulmon Ukrainën me raketa hipersonike

Shtutica e Drenasit pa ujësjellës, banorët në hall

Pas reshjeve, uji i pijshëm i pasigurt në disa zona të Kosovës

Kushtetuesja shfuqizon edhe Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kushtetuesja shfuqizon edhe Ligjin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Ditari: 09.01.2026

Ditari: 09.01.2026

FBK-ja dënon rastin e dhunës ndaj Dardan Berishës, paralajmëron masa për Bashkimin

KB Bashkimi del me reagimin e dytë gjatë ditës, thotë se u dënua me para dhe tri ndeshje pa tifozë

Osmani takon Hargreaves, ritheksuan rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve

Osmani takon Hargreaves, ritheksuan rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve

Arsenali e shpërblen Sakan me kontratë të re, ylli anglez vazhdon deri më 2031

Arsenali e shpërblen Sakan me kontratë të re, ylli anglez vazhdon deri më 2031

Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e Granit Shalës

Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e Granit Shalës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën