TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoxha: Situata e sigurisë në veri e brishtë, brenda kufijve ka ende ‘mbeturina’ të strukturave ilegale serbe

by teve1
4 orë ago
3
A A
Hoxha: Situata e sigurisë në veri e brishtë, brenda kufijve ka ende ‘mbeturina’ të strukturave ilegale serbe

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e brishtë, deklaron drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Derisa kriminelët e sulmit në Banjska mbrohen nga pushteti në Serbi, ai shton se ekziston rreziku që ata të sulmojnë në të ardhmen kufijtë e vendit.

Hoxha thotë se “nuk përjashtohen mundësia për sulme të tjera terroriste”, teksa shton se brenda kufijve ka ende grupe të cilat nga Kosova janë shpallur struktura ilegale.

“Aktualisht situata vazhdon të jetë e qetë, por në veriun e Kosovës është e brishtë. Për shkak që ne kemi një numër të madh të personave të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin e Banjskës e të cilët janë ikur në Serbi edhe mbrohen nga pushteti aktual. Andaj derisa ata nuk dhënë llogari për veprat që i kanë bërë, gjithmonë është potencial rreziku që ata nesër pasnesër do të mund të sulmojnë vendin tonë, sulmojnë kufijtë tonë, sulmojnë policinë tonë apo institucionet tona që veprojnë në atë vend… Situata vazhdon të jetë e qetë aktualisht, mirëpo ne duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të ketë edhe ndonjë problem në të ardhmen që mund të vijë përtej kufijve. Përbrenda kufijve akoma ka ndonjë individ, disa mbeturina, grupe që kanë mbetur të këtyre strukturave të cilat shteti i Kosovës i ka shpallur si struktura ilegale dhe po ashtu struktura terroriste, e që të cilët me shumicë janë larguar nga Kosova, po kanë akoma individë me të cilët kohë pas kohe i dirigjojnë për të kryer sulme apo për të kryer akte kundër interesave tona në veri të vendit”, deklaron Hoxha në një intervistë për KosovaPress.

Derisa deklaron se në veri situata është më e mirë se më herët, Hoxha po ashtu thekson se janë në koordinim edhe me partnerë tjerë të sigurisë.

“A mund të ketë sulme të tjera? Nuk përjashtohet kjo mundësi. Ajo çfarë mund t’ju garantoj është që ne kemi një kontroll të mirë në veriun e Kosovës, kemi një bashkëpunim dhe shtrirje të mirë gjithandej në veri të vendit dhe kemi kapacitete të shumëfishuara të Policisë së Kosovës me qëllim të ballafaqimit me çfarëdo sulmi që mund të jetë. Domethënë, ne kemi kapacitete, kemi informacione, kemi inteligjencë, kemi një koordinim të mirë me bashkësinë ndërkombëtare, në këtë rast me KFOR-in dhe EULEX-in. Kemi një koordinim të mirë me partnerë të tjerë të sigurisë, kemi një koordinim të mirë me Agjencinë Kosovare për inteligjencë, me të cilët shkëmbejmë në baza ditore, javore informacione që ndërlidhen me kërcënimet ndaj sigurisë tonë, e posaçërisht në veri të vendit. Kështu që koordinimi është i mirë, vullnetin dhe motivin policët tanë e kanë shumë të lartë, janë të pajisur me pajisjet e nevojshme që i duhen për të kryer detyrën atje. E pastaj urojmë që të mos kemi telashe, por nëse ka do të jemi të gatshëm t’i dalim ballë çdo sfide, çdo problemi që mund ta kemi përpara”, shton Hoxha në këtë intervistë.

Nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka ndryshuar udhëheqësia në komunat veriore.

Atje udhëheq Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Hoxha tregon se a mund të ketë ndikim kjo në situatën e sigurisë në veri.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, zyrtarët tanë policorë kryejnë detyrën atje. Disa prej tyre janë takuar me kryetarët e komunave, kanë biseduar se si duhet të bashkëpunojnë niveli lokal dhe në niveli i stacioneve policore. Nuk kemi ndonjë telashe aktualisht. Shpresoj të mos kemi as në të ardhmen. Mirëpo duhet me kuptuar që kompetencat kryetarëve të komunës janë të limituara karshi Policisë së Kosovës. E drejta e një kryetari të komunës është, sidomos te pjesa e komunave që janë me shumicë jo-shqiptare, që të zgjedhin ose të aprovojnë një propozim nga drejtori i policisë në nivel të brendshëm për një komandant stacioni policor. Këtu përfundojnë të drejtat e një kryetari komune për të ndërhyrë në punët e sektorit të sigurisë. Të gjitha të tjerat, po ashtu kryetari i komunës e ka për obligim të themelojë Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili duhet të mblidhet një herë në muaj për të diskutuar situatën e rendit publik, sigurinë publike në komunën e caktuar, e pjesë e këtij këshilli duhet të jetë edhe komandanti i stacionit policor, e ku diskutohen problematikat kriminale dhe problemet dhe dukuritë tjera negative të cilat e shqetësojnë komunitetin në atë zonë, asaj komune, edhe bashkërisht me kryetarin e komunës, bashkërisht me institucionet e tjera, me vullnetarë të cilët janë pjesë e këtij këshilli, duhet me gjetur qasje preventive me qëllim të parandalimit dhe adresimit të brengave të sigurisë që qytetarët mund t’i kenë atje. Por kaq do të thotë janë kompetencat e një kryetari komune jo vetëm në veri, por kudo qoftë në Kosovë. Ne duhet të kemi partneritet në bashkëpunim me çdo kryetar komune”, shprehet ai.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha thotë se në veri të vendit do të ketë prezencë të njësive speciale, aq sa do të jetë e nevojshme.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka numër të madh të tyre, për dallim nga rrugët ilegale.

“Kemi pasur një numër të madh të rrugëve ilegale që janë në veri të vendit. E ne duhet t’i monitorojmë ato 24 orë me prezencë tonë policore me qëllim që të mos vihet deri te rasti i Banjskës, mos vihet deri te kontrabandat me kamionë e me mallra të ndryshme që pastaj ndikojnë negativisht edhe në ekonominë tonë, në taksat tona e krijojnë një farë joformaliteti në vendin tonë. Kështu që ne do të kemi prezencë të njësive tona atje aq sa është e nevojshme. Domethënë çdo dislokim i njësive tona speciale bëhet në bazë të një vlerësimi operacional dhe një vlerësimi, analize të mirë që bëhet nga inteligjenca jonë në bashkëpunim me gjithë departamentet e policisë. Domethënë prezenca jonë nuk është atje numerike e madhe, po gatishmëria është jashtëzakonisht e madhe dhe po ashtu efektshmëria e reagimit tonë është shumë e shpejtë”, përfundon Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Telekomi i Kosovës, histori suksesi e shtetit me rreth 10 milionë euro fitim në vitin 2025

Kurti: Telekomi i Kosovës, histori suksesi e shtetit me rreth 10 milionë euro fitim në vitin 2025

Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për veprën penale Përvetësim në Detyrë dhe Falsifikim i Dokumenteve

Aktakuzë ndaj 12 personave për keqpërdorim të detyrës dhe dëmtim të buxhetit të shtetit

Osmani viziton repartin e hemato-onkologjisë, uron shëndet dhe shërim për fëmijët

Osmani viziton repartin e hemato-onkologjisë, uron shëndet dhe shërim për fëmijët

Përmbyllet numërimi i votave në 27 komuna, procesi vazhdon më 1 janar në 11 të tjera

Përmbyllet numërimi i votave në 27 komuna, procesi vazhdon më 1 janar në 11 të tjera

Ferizaj dhuratë tifozëve për vitin e ri, angazhimin e mesfushorit Kushtrim Shabani

Ferizaj dhuratë tifozëve për vitin e ri, angazhimin e mesfushorit Kushtrim Shabani

Universitetet irlandeze mund të rikthejnë testimet tradicionale për shkak të IA

Universitetet irlandeze mund të rikthejnë testimet tradicionale për shkak të IA

Sondazhi izraelit: 32% e popullsisë në nevojë për kujdes mendor pas dy vitesh lufte

Sondazhi izraelit: 32% e popullsisë në nevojë për kujdes mendor pas dy vitesh lufte

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

Pse njerëzit zgjedhin të veshin rroba të kuqe në natën e ndërrimit të viteve

Pse njerëzit zgjedhin të veshin rroba të kuqe në natën e ndërrimit të viteve

Kurti: Telekomi i Kosovës, histori suksesi e shtetit me rreth 10 milionë euro fitim në vitin 2025

Kurti: Telekomi i Kosovës, histori suksesi e shtetit me rreth 10 milionë euro fitim në vitin 2025

Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

Rita Ora mahnit me veshjet gjatë paraqitjes së saj në New York

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën