TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sulmet izraelite vazhdojnë në Gaza ndërsa Trump pret Netanyahun në SHBA

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Sulmet izraelite vazhdojnë në Gaza ndërsa Trump pret Netanyahun në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump do ta pres në resortin e tij, Mar-a-Lago, në Florida të hënën në mbrëmje kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, mes frikës në rritje se Izraeli mund të nisë ofensiva të reja kundër vendeve rajonale, duke e zhytur potencialisht Lindjen e Mesme në paqëndrueshmëri të mëtejshme.

Kryeministri izraelit u largua nga Izraeli të dielën në vizitën e tij të pestë për të takuar Trump në SHBA këtë vit.

Në krye të axhendës do të jetë armëpushimi në Gaza, i cili u arrit në tetor të këtij viti me ndërmjetësimin e Trump, dhe zbatimi i fazës së dytë të planit 20-pikësh të presidentit që llogaritet të jetë sfidues.

Ekziston gjithashtu frikë se Izraeli do të nisë ofensiva të reja kundër Hezbollahut në Liban, duke shkelur një armëpushim të vendosur më shumë se një vit më parë, ose kundër Iranit, të cilin e akuzon për përshpejtimin e prodhimit të raketave balistike në muajt e fundit.

Të premten, agjencia amerikane e lajmeve Axios raportoi se zyrtarët e lartë të Trump po frustroheshin gjithnjë e më shumë “ndërsa Netanyahu ka ndërmarrë hapa për të minuar armëpushimin e brishtë dhe për të penguar procesin e paqes”.

Analistët në Izrael dhe jashtë shtetit pajtohen me këtë, shkruan Guardian.

Ndërkohë, sulmet izraelite në Gaza kanë vazhduar gati pandërprerë që nga tetori megjithë armëpushimin e dakorduar.

Tre palestinezë u plagosën të hënën në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, duke shënuar shkeljen e fundit të marrëveshjes së armëpushimit, sipas mjekëve.

Një burim mjekësor i tha Anadolu-t se tre persona u plagosën kur sulmet izraelite goditën kampin perëndimor të refugjatëve në Jabalia, një zonë nga e cila forcat ushtarake janë tërhequr sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Në javët e fundit, shirat e rrëmbyeshëm dhe temperaturat e ulëta kanë përkeqësuar vuajtjet në Gaza, ku shumica e banesave dhe infrastrukturës janë dëmtuar rëndë ose janë rrafshuar me tokë nga sulmet izraelite gjatë luftës dy-vjeçare./teve1

ShareTweet

Postime të ngjashme

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

​Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama: Askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Teherani raporton 460 të vrarë dhe 4.309 të plagosur që nga nisja e sulmeve SHBA-Izrael

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami: Opozita nuk e mbështeti, prandaj LVV-ja nuk e propozoi Osmanin

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Bajrami për vendimin e Kushtetueses: Vendimi i presidentes ishte i ngutshëm, por pezullimi i Kuvendit është radikal

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

“Info Nata”- 10.03.2026

“Info Nata”- 10.03.2026

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Yamal shpëton Barçën nga humbja kundër Newcastlet

Bayerni drejt çerekfinales, mposht bindshëm Atalantan

Bayerni drejt çerekfinales, mposht bindshëm Atalantan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën