TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve nuk zgjidh shqetësimet e qytetarëve, Kosova rrezikon të dobësohet

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve nuk zgjidh shqetësimet e qytetarëve, Kosova rrezikon të dobësohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur skepticizëm lidhur me ndikimin e rezultateve të zgjedhjeve të së dielës në zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se qytetarët përballen me probleme të shumta, përfshirë kolapsin energjetik, ngecjet në proceset integruese euro-atlantike, rënien e investimeve kapitale, shtrenjtimin e jetesës, stagnimin e pagave dhe largimin masiv të të rinjve nga Kosova.

Ai ka paralajmëruar se, sipas tij, Kosova mund të dobësohet në planin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe se “do të fitojnë armiqtë e saj”.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar gjithashtu se partia do ta respektojë votën e qytetarëve dhe do të reflektojë për proceset e brendshme të saj.

“Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit, por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme.

Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë,” ka shtuar ai.

Në fund, Haradinaj ka falënderuar votuesit, aktivistët e AAK-së dhe partnerët nga Lista 129 për mbështetjen e tyre gjatë fushatës.

“Nga zemra i falëndëroj të gjithë votuesit, aktivistët e AAK-së dhe gjithë të tjerët nga çdo cilësi e përkatësi, e posaçërisht kolegët nga Lista 129 me të cilët kemi garuar në një betejë aspak të lehtë e në kohë të papërshtatshme. Krah Teje Kosovë, pa asnjë kusht,” ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen 300 litra naftë dhe pajisje në një punishte në Zveçan

Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

KRU “Prishtina” zbulon 17 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, paralajmëron masa ligjore

KRU “Prishtina” zbulon 17 lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit, paralajmëron masa ligjore

REL: Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

Turqia do të presë Samitin e NATO-s për herë të parë pas 22 vitesh

Derbi iberik, Portugalia dhe Spanja përballen sonte për një vend në çerekfinale

Derbi iberik, Portugalia dhe Spanja përballen sonte për një vend në çerekfinale

REL: Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

REL: Miliona nga Serbia për të akuzuarin për sulmin në Banjskë

Sot protestohet para Ministrisë së Bujqësisë

Sot protestohet para Ministrisë së Bujqësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën