TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia nis hetimet për shtatë raste të dyshuara në zgjedhjet e së dielës

by teve1
11 muaj ago
1
A A
KQZ: Votimi familjar është i ndaluar dhe përbën vepër penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për shtatë raste të dyshuara lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet kanë ndodhur në Pejë, Prizren, Shtime, Gjilan, Suharekë, Ranillugë dhe Drenas.

Incidentet përfshijnë dyshime për veprat penale si: “Falsifikim i rezultateve të votimit”, “Asgjësim i dokumenteve të votimit”, “Cenim i fshehtësisë së votimit”, “Pengim i procesit të votimit” dhe “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Në Pejë, është hapur një hetim për falsifikim të rezultateve të votimit, pasi në një vendvotim është gjetur një fletëvotim me vulë ndryshe nga të tjerat. Fletëvotimi është sekuestruar dhe hetimet vazhdojnë.

“Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 25 orësh të Policisë.

Në Prizren, një burrë ka grisur fletëvotimin në qendrën e votimit, dhe rasti është cilësuar si asgjësim i dokumenteve të votimit.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në qendrën e votimit ka grisur fletëvotimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu, në Shtime, një burrë ka grisur fletëvotimin e tij dhe të një gruaje, duke e çuar rastin në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke votuar në qendrën e votimit kishte grisur fletëvotimin e tij dhe të një femre kosovare. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin lënda procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Në Suharekë, një burrë ka fotografuar votën dhe e ka postuar në rrjete sociale, një veprim i ndaluar që ka sjellë hetime dhe intervistim në polici.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë votimit ka fotografuar votën dhe ka postuar në rrjete sociale. I dyshuari është paraqitur në stacion policor, është intervistuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin Policor.

Në Gjilan, një burrë është arrestuar pasi ka ekspozuar fletëvotimin para se ta vendoste në kutinë e votimit.

Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me veprat e lartcekura është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në qendrën e votimit pasi e kishte plotësuar fletën e votimit e kishte ekspozuar atë para se ta vendoste në kutinë e votimit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në Ranillug, është arrestuar kryetarja e komunës për dyshimin se ka ushtruar ndikim tek votuesit e subjekteve të tjera.

Ajo është liruar pas intervistimit, me urdhër të prokurorit.

Në Drenas, është raportuar një rast i cenimit të fshehtësisë së votimit, dhe hetimet po vazhdojnë në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Prishtinë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” –  punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

“Tërë Kosova do të mbetet në terr” – punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Shpërthen municioni gjatë trajnimit në FSK, lëndohet lehtë një pjesëtar – dyshohet se shkak ishte cilësia e municionit

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Kurti takohet për herë të parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar

Zelenskyy kritikon rikthimin e kufizimeve në Starlink për ushtrinë ukrainase

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Britania: Ndryshimet e Ligjit për Specialen nuk do t’i shërbejnë interesave thelbësore të Kosovës

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Bordi i Paqes kërkon zbatimin e menjëhershëm të Planit të Paqes pas sulmit izraelit ndaj spitalit në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën