TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Çeku: U riktheva në politikë për të ndihmuar Kosovën

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Çeku: U riktheva në politikë për të ndihmuar Kosovën

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka folur për arsyet e rikthimit të tij në politikë, zgjedhjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  dhe vlerësimin e tij për rolin e Ramush Haradinajt në skenën politike të vendit.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Çeku tha se vendimi për t’u rikthyer në politikë erdhi pas vëzhgimit të zhvillimeve të fundit dhe pakënaqësisë me mënyrën se si po qeveriset Kosova.

“I kam përcjellë zhvillimet se si po shkojnë punët në Kosovë, i kam parë aktorët politikë që po marrin vendime dhe kam vërejtur një pakënaqësi të përgjithshme me situatën. Kam menduar se mund të jem i dobishëm dhe të ndihmoj proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, sepse kam përvojë, kam bagazh njohurish dhe ende kam çfarë të kontribuoj për vendin tim. Kjo ka qenë arsyeja kryesore pse kam vendosur të rikthehem. Unë jam njeri i detyrave të vështira dhe zakonisht ndihmoj aty ku ka nevojë për ndihmë,” ka deklaruar Çeku.

Ai shtoi se nuk ka pasur dilema për orientimin e tij politik, duke theksuar lidhjen e hershme me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me liderin e saj, Ramush Haradinaj.

“AAK-ja dhe z. Ramush Haradinaj janë njerëz me të cilët nuk jam i lidhur vetëm sot, por që nga koha e luftës. Kjo lidhje dhe ky besim kanë qenë vendimtare për mua,” tha Çeku.

Duke folur për arsyet pse zgjodhi pikërisht AAK-në për rikthimin e tij, Çeku u shpreh se Ramush Haradinaj është i domosdoshëm për jetën politike të Kosovës.

“Unë mendoj se Haradinaj i duhet Kosovës. Ai duhet të jetë pjesë e Parlamentit dhe e vendimmarrjes për vendin, sepse pa të shumë procese do të ishin të mangëta ose të pasigurta. Ai është një njeri i vendosur, atdhetar, që ka sakrifikuar shumë për Kosovën, që e do vendin dhe popullin e tij me shpirt. Për mua është nder të jem krah Ramush Haradinajt dhe nuk kam pasur asnjë dilemë se, nëse do t’i kthehesha politikës, do të isha në krah të tij,” u shpreh ai.

Çeku foli gjithashtu edhe për arsyet më të gjera që e shtynë të rikthehet në politikë, duke përmendur ngërçin institucional dhe raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

“E kam menduar edhe më herët rikthimin në politikë, sidomos nga momenti kur filloi ngërçi politik, mungesa e përgjegjësisë në krijimin e institucioneve të Kosovës dhe kur nisën të shfaqen probleme edhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë vendosjen e sanksioneve. Të gjitha këto më shtynë të mendoj se duhet të kontribuoj sërish,” ka deklaruar Çeku.

Tags: "Mesditë"Agim ÇekuTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq thotë se nuk flet as me ShBA-në për njohjen e Kosovës

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Peja bën edhe një përforcim tjetër

“InfoNata” 26.02.2026

“InfoNata” 26.02.2026

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën