Një sulm izraelit me dron ka targetuar një makinë në Libanin jugor duke lënë të vrarë tre persona, në shkeljen e fundit të armëpushimit, thanë mediat libaneze.
Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga ana izraelite për sulmin.
Tensionet kanë vazhduar të rriten në Libanin jugor ku forcat izraelite kanë kryer sulme të vazhdueshme, pavarësisht një armëpushimi në fuqi që nga nëntori i vitit të kaluar.
Që nga atëherë, më shumë se 4,000 njerëz u vranë dhe 17,000 u plagosën.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit forcat izraelite supozohej të tërhiqeshin nga Libani jugor në janar, por vetëm një pjesë e tyre është tërhequr, duke vazhduar praninë ushtarake në pesë pika kufitare.










