Ushtria izraelite ka arrestuar 20 palestinezë në bastisjet ushtarake të hënën në Bregun Perëndimor, përfshirë dhe Jerusalemin Lindor, njoftojnë burime lokale.
Autoritetet izraelite poashtu kanë shkatërruar edhe një ndërtesë residenciale në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku banonin afër 100 palestinez thanë dëshmitarët, transmeton Anadolu.
Forcat e policisë sulmuan palestinezët për t’i mbajtur larg vendit të ngjarjes, shtuan ata.
Kabineti izraelit së fundmi ka aprovuar 19 koloni të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e quar në total numrin e kolonive gjatë viteve të fundit në 69.
Forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm kanë vrarë të paktën 1,102 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, kanë plagosur gati 11,000 dhe kanë ndaluar rreth 21,000 që nga tetori i vitit 2023, sipas shifrave palestineze.











