Ka nisur seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në gjykatë janë shfaqur video të ditës kritike kur ka ndodhur vrasja.
Në video shihet kur Naim Murseli duke dalë nga shtëpia e tij dhe duke u takuar më pas me Granit Plavën në një pompë të derivateve.
Gjithashtu, si prova materiale është shfaqur edhe momenti kur e ndjera Liridona Ademaj arrin me fëmijët në shtëpinë në Bërnicë.
Vrasja e Liridona Ademajt ndodhi më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, kur 30-vjeçarja u qëllua me armë zjarri dhe vdiq në vend. Pas hetimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë më 15 janar 2025 ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasje të rëndë, ndërsa i katërti në akuzë, Tomë Dodaj, pranoi se kishte shitur armën e përdorur në krim dhe u dënua me 5 vjet burgim.
Në seancat e deritanishme është prezantuar provë materiale, përfshirë dëshmi lidhur me komunikimet mes tyre para ngjarjes dhe pamje të natës kritike, si dhe provime të ekspertëve mjeko-ligjorë mbi natyrën e plagës.

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt








