TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jo vetëm sport, Lojërat Mesdhetare do të kenë edhe impakt të fuqishëm ekonomik për Kosovën

by tëvë1
4 javë ago
0
A A
Jo vetëm sport, Lojërat Mesdhetare do të kenë edhe impakt të fuqishëm ekonomik për Kosovën

Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” nuk përfaqësojnë vetëm një sukses sportiv dhe diplomatik për Kosovën, por edhe një nga projektet me ndikimin më të madh ekonomik që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë. Organizimi i këtij eventi madhor pritet të gjenerojë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë ndërtimin dhe modernizimin e objekteve sportive, rrugëve, transportit publik dhe kapaciteteve hoteliere, duke krijuar mijëra vende pune direkte dhe indirekte gjatë viteve të përgatitjes.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, thotë për KosovaPress, se për dy javë sa do të zgjasin Lojërat Mesdhetare, Kosova do të ketë përfitime të mëdha financiare.

Sigurisht, çdo ekip që do të vijë për Lojërat Mesdhetare në Kosovë, ata do të akomodohen, përveç fshatit mesdhetar ku akomodohen sportistët, zyrtarët e tyre, delegacionet e tyre, gazetarët, mysafirët e tjerë që do të vijnë, do të akomodohen nëpër hotele apo edhe në apartamente të ndryshme. Dhe të gjitha këto do të jenë përfitime për pronarët e hotelerisë, përfitime për Kosovën, pastaj përfitime për gastronominë, hotelerinë dhe të gjitha të tjerat. Pra janë përfitime që nuk varen vetëm nga fusha e sportit, por edhe nga turizmi, sepse ata për dy javë sa do të qëndrojnë këtu, sa do të zhvillohen Lojërat Mesdhetare, do të kenë shpenzime që do t’i lënë, ato para do t’i lënë në Kosovë. Pra ka të ardhura mjaft të mira për shtetin e Kosovës, por natyrisht që ne mund të përfitojmë edhe si vend duke fituar projekte të ndryshme, donacione të ndryshme, siç është shembulli në lidhje me qendrën e studentëve në Prishtinë dhe donacione të tjera të cilat mund t’i përfitojmë nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare e të cilat mund të investojnë pikërisht për lojërat mesdhetare”, tha Krasniqi.

Një nga përfitimet kryesore ekonomike lidhet me rritjen e turizmit dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Gjatë zhvillimit të Lojërave Mesdhetare, në vend pritet të qëndrojnë dhjetëra mijëra sportistë, delegacione, media dhe tifozë nga vendet mesdhetare, çka do të rrisë ndjeshëm qarkullimin në sektorët e hotelerisë, gastronomisë dhe shërbimeve.

Sigurisht që e përmirëson edhe imazhin ndërkombëtar, sepse jo vetëm për lojërat mesdhetare, por në Kosovë do të zhvillohen edhe gara të tjera ndërkombëtare të sporteve të ndryshme dhe kjo e përmirëson imazhin tonë sepse vendit tonë do t’i shtohet… do t’i shtohen benefitet në turizëm, në hoteleri, në gastronomi dhe në gjithçka tjetër. Pra, nuk përfiton vetëm sporti, por përfitojnë edhe fushat e tjera dhe me këtë përmirësohet sigurisht edhe imazhi ynë si Kosovë, imazhi ynë ndërkombëtar, pasi vërtet do të kemi përfitime të cilave do t’ua shohim hajrin në të ardhmen. Pra, jo vetëm ky sporti, por edhe fushat e tjera”, deklaroi ai.

Krasniqi shton se si shtet, Kosova synon që të jetë shembulli më i mirë deri më tani o organizimit të ojërave Mesdhetare

“Synimet tona janë që Kosova të jetë shembull i organizimit të Lojërave Mesdhetare edhe për shtetet e tjera të cilat do ta marrin një organizim të tillë. Ky është qëllimi kryesor dhe jo vetëm shembull për Lojërat Mesdhetare apo Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, por shembull edhe për sportet e tjera, sepse lojërat mesdhetare do të përdoren si referencë nga federatat për të marrë organizime madhore të cilat synojnë që t’i organizojnë në Kosovë”, deklaroi Krasniqi.

Në planin afatgjatë, trashëgimia ekonomike e Lojërave Mesdhetare pritet të jetë edhe më e madhe. Objektet sportive dhe infrastruktura e ndërtuar do të shërbejnë për aktivitete të tjera ndërkombëtare, do të tërheqin investime të reja dhe do të ndikojnë në zhvillimin urban të Prishtinës dhe rajoneve përreth. Përmes Prishtina 2030, Kosova synon të pozicionohet si një destinacion i besueshëm për ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, duke e shndërruar sportin në një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe imazhit ndërkombëtar të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë, të akuzuarit mohojnë sërish fajësinë

Nis seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë, të akuzuarit mohojnë sërish fajësinë

Situata me digat e Përlepnicës dhe Badovcit pas vërshimeve, ARPL del me njoftim

Situata me digat e Përlepnicës dhe Badovcit pas vërshimeve, ARPL del me njoftim

Kapet në Jarinjë një serb me 10 mijë euro të padeklaruara

Pritje të shkurtëra në pikat kufitare, situata në normalitet

Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete të paregjistruara

Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete të paregjistruara

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave: U prezantuan rrejshëm si zyrtarë

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave: U prezantuan rrejshëm si zyrtarë

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy burra në Viti, dyshohet se kanë kryer vjedhje në shkolla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën