TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

by Tëvë1
44 minuta ago
0
A A
Memeti: Mund të jemi pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse plotësohen kërkesat tona

Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Parlamentin e Serbisë, të cilat do t’i përfaqësojnë Shaip Kamberi dhe Visar Memeti. Memeti ka deklaruar se koalicioni mund të jetë pjesë e qeverisë së re në Serbi, nëse gjen gjuhë të përbashkët me platformën e Listës Studentore, e cila doli e para në zgjedhjet e fundit.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Memeti ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, pritjet e Koalicionit Shqiptar dhe mundësinë e bashkëpunimit me forcat e reja politike në Serbi.

Ai ka vlerësuar se rezultati është i kënaqshëm, ndonëse synimi fillestar i koalicionit ishte sigurimi i tri ulëseve në parlamentin serb.

“Rezultati është i kënaqshëm, edhe pse në nënshkrimin e marrëveshjes javë më parë, synimi ynë ishte t’i sigurojmë tri ulëse në Parlamentin serb. Mirëpo, ishin disa faktorë që ndikuan, ku ndoshta njëri prej tyre ishte dalja rekorde e votuesve në këto zgjedhje në Serbi”, ka thënë Memeti.

Duke folur për qëndrimin e Koalicionit Shqiptar ndaj fituesve të zgjedhjeve, Memeti ka thënë se vendimi për një bashkëpunim të mundshëm do të varet nga platforma politike e Listës Studentore dhe qëndrimi i saj ndaj pakicës shqiptare.

Sipas tij, aktualisht ka ende paqartësi rreth orientimit politik dhe programit të këtij grupimi, prandaj nevojitet kohë për të kuptuar më qartë qëndrimet dhe synimet e tij.

Ai ka theksuar se pjesëmarrja në qeveri është një mundësi që mund të shqyrtohet, nëse ekziston përputhje me kërkesat dhe platformën e Koalicionit Shqiptar.

“Nëse gjejmë një gjuhë të përbashkët apo biem në dakordim me platformën që e kemi ne si Koalicion Shqiptar, pse jo të mos jemi pjesë e kësaj qeverie”, është shprehur Memeti.

Ai ka shtuar se Lista Studentore duhet të qartësojë qëndrimet e saj edhe ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Serbi, para se të merret një vendim për bashkëpunim të mundshëm politik.

Memeti ka folur edhe për çështjet që, sipas tij, duhet të jenë në fokus të përfaqësimit politik të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.

Ai ka përmendur pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, njohjen e diplomave të fituara në Kosovë dhe përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike.

Sipas tij, pasivizimi i adresave mbetet një problem që ka shkaktuar shqetësime ndër vite, ndërsa njohja e diplomave vazhdon të jetë çështje e pazgjidhur plotësisht, pavarësisht marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Një çështje pak më kryesore është pasivizimi i adresave, një temë e cila ndër vite ka bërë bujë. Çështje tjetër është edhe mosnjohja e diplomave, edhe pse ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo edhe sot kjo nuk është implementuar. Çështje tjetër që nuk kërkon shumë kohë është inkuadrimi i kuadrove shqiptare në institucionet publike këtu në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Memeti.

Ai ka theksuar se këto tema duhet të trajtohen në kuadër të çdo marrëveshjeje të mundshme politike, në mënyrë që përfaqësimi i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë të përkthehet në hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Tags: Kendi i debatitTeve1visar memeti
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat” – Zemaj ka hedhur kritika për sektorin e shëndetësisë

Zemaj paralajmëron Qeverinë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arifi: Nuk është fitore historike për Luginasit të zgjedhin dy deputetë, kjo ka ndodhur edhe më parë

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën