Real Madridi ka reaguar me fitore pas humbjes vikendin e shkuar në kuadër të La Ligas spanjolle.
Të dielën, në kuadër të xhiros së 17-të, Reali triumfoi në udhëtim ndaj Alavesit me shifrat 2:1.
Kylian Mbappe në minutën e 24-të dhe Rodryfo në minutën e 76-të shënuan golat për fitoren e Realit, ndërsa për Alavesin realizoi Carlos Vicente.
Me këtë fitore, Reali mbetet i dyti në tabelë me 29 pikë, katër më pak se Barcelona që është lidere në La Liga.








