Ike Nwamu është basketbollist i ri i Bashkimit të Prizrenit. Bashkimi të premten e prezantoi 32-vjeçarin, që është nigerian por i lindur në SHBA.
Nwamu së fundi ishte në elitën polake. Luan në pozitën e fundorit. Ka luajtur edhe në Francë, Rusi, Izrael dhe në ekipe të ndryshme në SHBA.
Madje ishte shënuesi më i mirë në ligën ruse. Në nivel ndërkombëtar e ka prezantuar Nigerinë. Bashkimi të enjten firmosi me Malcolm Armsteadin, amerikanin e përfaqësueses së Kosovës. Skuadra prizrenase po përballet me disa lëndime të lojtarëve.











