Ajo tha se VV e ka kulturë gënjeshtrën dhe kjo sipas saj, po dëshmohet me fanatizëm.
“Përfundimisht Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën! Po e dëshmojnë me fanatizëm. Ndihmën e kërkuar nga Lista Serbe për t’i persekutuar veteranët nëpermjet një projektligji përçmues nuk ka mjegull që e mbulon sepse u bë në pikë të ditës me diell. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, por vazhdimësi e fushatës së kahmotshme e këtij koalicioni në përpjekjen për të shuar çdo gjurmë të UÇK-së dhe luftës për çlirim, duke mos zgjedhur partner, si me rastin e sotëm të bashkëveprimit me Listën Serbe”, tha ajo.
Sipas saj përpjekja për çdo arsyetim tjetër është e kotë.
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim me 68 vota Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale.
“Pro” votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe, kurse deputetët nga komunitetet e tjera jo shumicë abstenuan, ndërsa opozita nuk mori pjesë fare në votim./teve1.info./