TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë dihet deri tani për përmbajtjen e planit të paqes për Ukrainën të hartuar nga SHBA-ja?

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Çfarë dihet deri tani për përmbajtjen e planit të paqes për Ukrainën të hartuar nga SHBA-ja?

Bisedimet e mbajtura në Gjenevë për të diskutuar projekt-propozimin për paqe në Ukrainë, të mbështetur nga SHBA-ja, kanë përfunduar.

Aty ekipet amerikane dhe ukrainase raportohet se kanë diskutuar propozimin 28-pikësh të hartuar nga zyrtarë amerikanë dhe rus muajin e kaluar.

Ukraina ka kundërshtuar disa pika që raportohet se kanë të bëjnë me çështje territoriale dhe të sigurisë.

BBC shkruan se plani parashikon që sovraniteti i Ukrainës të “konfirmohej” dhe të nënshkruhej një “marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të plotë mossulmimi midis Rusisë, Ukrainës dhe Evropës”, me “garanci sigurie” për Kievin dhe zgjedhje të parakohshme brenda 100 ditësh.

Në rast pushtimi nga Rusia, do të aktivizohej një “përgjigje e koordinuar ushtarake e fuqishme”, rikthimi i sanksioneve dhe anulimi i marrëveshjes.

Zgjedhjet, megjithëse sot të pamundura, mund të mbahen nëse arrihet një marrëveshje paqeje. Por garancitë e sigurisë mbeten të paqarta dhe larg një angazhimi të tipit NATO-së, ndaj Kievi kërkon më shumë se një premtim të vagët.

Propozimet më të debatueshme përfshijnë dorëzimin e territorit dhe zvogëlimin e ushtrisë.

Sipas draftit, “forcat ukrainase do të tërhiqen nga pjesa e rajonit të Donetskut… dhe kjo zonë… do të konsiderohet një zonë neutrale e demilitarizuar… si territor që i përket Federatës Ruse”, ndërsa Rusia nuk do të hynte atje.

Dorëzimi i qyteteve si Slovyansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka është i papranueshëm për ukrainasit. Po ashtu, “madhësia e Forcave të Armatosura… do të kufizohet në 600,000 personel”.

Ukraina ka deklaruar vijat e saj të kuqe. Sipas tyre, “nuk do të ketë kurrë njohje… të territorit ukrainas… si rus. Ukraina nuk do të pranojë asnjë kufizim… në forcave tona të armatosura”, tha përfaqësuesja Khrystyna Hayovyshyn.

Drafti propozon gjithashtu që “Krimea, Luhansku dhe Donetsku do të njihen de facto si ruse, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara”, një formulim pa detyrim ligjor që teorikisht mund të shmangë shkeljen e kushtetutës ukrainase.

Në jug, vijat e frontit në Kherson dhe Zaporizhzhia do të ngrijnë, Rusia do të tërhiqet nga zona të tjera si Kharkiv, Sumy dhe Mykolaiv.

Zelensky paralajmëroi se njohja e territoreve të “vjedhura” do të “thyente parimin e integritetit territorial”.

Plani kërkon ndryshime kushtetuese: Ukraina të garantojë se nuk do t’i bashkohet NATO-s, dhe NATO të përfshijë në statut se Kievi nuk mund të pranohet. Ukraina gjithashtu konsiderohet “e kualifikuar për anëtarësim në BE” me akses të shpejtë tregtar. Por Kievi thotë se nuk do të heqë dorë nga “e drejta sovrane për të zgjedhur aleancat”.

Drafti përfshin edhe ndalimin e trupave të NATO-s në Ukrainë, stacionimin e avionëve evropianë në Poloni dhe angazhimin që Ukraina të mbetet “shtet jo-bërthamor”.

Propozimet e tjera lidhen me “riintegrimin” e Rusisë në ekonominë globale dhe rikthim të mundshëm në G8 – diçka pak e mundshme, duke pasur parasysh urdhrin e arrestit të Putinit dhe kundërshtimin ndërkombëtar.

Sa i përket financave, drafti sugjeron që 100 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse të investohen “në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të”, me SHBA-në që merr 50% të fitimeve dhe BE-në që shton edhe 100 miliardë dollarë.

Kjo ngjan me marrëveshjet e mëparshme të SHBA-së për mineralet, ndërsa shumat janë shumë më të ulëta se vlerësimi prej 524 miliardë dollarësh për rindërtimin.

Rreth 200 miliardë euro të aseteve të ngrira mbahen në BE, por drafti sugjeron që pjesa tjetër të shkojë në një “mjet investimi amerikano-rus”, nga i cili Rusia do të merrte mbrapsht një pjesë të parave, ndërsa SHBA-ja do të përfitonte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Nis takimi mes Osmanit dhe Krasniqit

Çka nëse presidenti nuk zgjidhet as brenda 6 muajsh?

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Përfundon me sukses trajnimi për pjesëtarët ukrainas

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën