TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sllovakia vlerëson Kosovën

by tëvë1
3 orë ago
0
A A
Sllovakia vlerëson Kosovën

Kapiteni i Sllovakisë, Milan Shkriniar, ka folur fjalë të mëdha për Kosovën të enjten pas shortit të tërhequr në Cyrih të Zvicrës.

Sllovakia e Kosova do të përballen për herë të parë kundër njëra-tjetrës.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin në SHBA, Meksikë e Kanada, ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 26 mars. Fituesja e ndeshjes do të paraqitet në finale të plejofit.

“Nga të gjithë katër kundërshtarët ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë ekipe të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë. Ambienti në shtëpi pa dyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike. Bashkë me tifozët tanë do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars!”, ka deklaruar Shkriniar për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Sllovakisë.

Shkriniar është qendërmbrojtës, ndërsa ka karrierë të pasur si futbollist. Ka luajtur për skuadra si Zhilina, Vion Zlate Moravce, Sampdoria, Inter, Paris Saint-Germain. Tani është kapiten te Fenerbahçe, skuadra e madhe turke.

Ndërkohë sulmuesi i Slavia Pragës, Ivan Schranz, ka thënë pas shortit se nuk e njeh shumë Kosovën.

“Ne do të luajmë kundër Kosovës, kështu që e pranoj, edhe pse nuk di shumë për këtë përfaqësuese për momentin. Por deri në muajin mars do të kemi mjaftueshëm informata dhe do ta analizojmë në mënyrë të përkryer. Jam i lumtur që do të luajmë në shtëpi. Besoj se tifozët do të jenë në numër të madh dhe do të na përkrahin”, ka deklaruar Schranz.

Sulmuesi 32-vjeçar në 12 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual ka dy gola të realizuar e një asistim.

Ndihmëstrajneri i përfaqësueses së Sllovakisë, Simone Bonomi, ka thënë se Kosova është kundërshtare e fortë. Sllovakia dhe Kosova do të përballen në gjysmëfinale të plejofit për Kupën e Botës 2026. Sllovakia dhe Kosova do të përballen për herë të parë kundër njëra-tjetrës.

“Kosova është pa dyshim një kundërshtare e pakëndshme. Në kualifikuese, ata e mposhtën Suedinë dy herë, gjithashtu fituan ndaj Sllovenisë, ekipe që i njohim. Ata kanë lojtarë shumë të mirë si Rrahmani, Muriqi, Vojvoda dhe të tjerë. Për herë të parë ata janë kaq afër avancimit në Kupën e Botës, gjë që me siguri do t’u japë lojtarëve të tyre entuziazëm të madh. Fakti që po luajmë në shtëpi mund të jetë një avantazh për ne”, ka thënë Bonomi për Federatën e Futbollit të Sllovakisë.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Peter Palençik, ka thënë se Kosova ka cilësi të mëdha në skuadër.

“Fakti që të gjithë pjesëmarrësit në plejof kaluan nëpër një kualifikim të vështirë flet shumë për cilësinë e tyre. Kjo është arsyeja pse ishte e vështirë të urojmë dikë si kundërshtar. Kosova është një rivale e panjohur për ne, por bazuar në rezultatet në kualifikime, duhet ta respektojmë që është një ekip i fortë. Fakti që do ta luanim edhe ndeshjen e dytë, finalen e plejofit, në shtëpi, na kënaq, nuk kemi pse të udhëtojmë drejt kundërshtarit për ndeshjen vendimtare. Do të njoftojmë se ku do të luhet ndeshja deri më 26 nëntor. Pra, kemi ende pak kohë, do të mendojmë për mundësitë reale dhe do ta informojmë publikun”, ka thënë Palençik.

Sllovakia i mbylli në vendin e dytë kualifikimet në grup me Gjermaninë. Gjermania i mblodhi 15 pikë, Sllovakia 12, Irlanda e Veriut nëntë dhe Luksemburgu mbeti pa pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

Spanja, kampione e çmimeve të biletave

Spanja, kampione e çmimeve të biletave

Ter Stegen në dyshim ndaj Rayo Vallecano

Barcelona pranon ofertën e Beshkiktashit për Ter Stegen

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

“Këndi i Debatit” 20.11.2025

“Këndi i Debatit” 20.11.2025

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Osmani u ndanë mirënjohje tre fëmijëve që gjetën dhe dorëzuan në polici portofolin me para

Osmani u ndanë mirënjohje tre fëmijëve që gjetën dhe dorëzuan në polici portofolin me para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën