TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Ahmeti uron Shqipërinë për hapjen e të gjithë kapitujve negociues me BE-në

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për arritjen e jashtëzakonshme të hapjes së të gjithë kapitujve negociues me Bashkimin Europian brenda vetëm 12 muajve.

Ahmeti e cilësoi këtë një “rekord mbresëlënës” dhe theksoi se e ardhmja europiane mbetet rruga e vetme për shqiptarët dhe për Ballkanin Perëndimor.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet të ndjekin shembullin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në përpjekjet për integrim në BE, duke tejkaluar sfidat ekzistuese.

“Arritje e jashtëzakonshme, një bravo e madhe për Shqipërinë, bravo Edi. Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perendim. Shqipëria arriti që për 12 muaj të hap të gjithë kapitujt negociues të ndarë në 6 grupëkapitujsh, që në vete përbën rekord mbresëlënës. E ardhmja europiane është rruga e vetme për shqiptarët dhe për të gjithë të tjerët në Ballkanin perendimor. Maqedonia e veriut dhe Kosova duhet të ndjekin hapat dhe ti bashkangjiten përkushtimit të Shqipërisë dhe të Malit të Zi për tu integruar në Bashkimin Europian me angazhim konkret në tejkalimin e sfidave para nesh. Në këto kohëra dhe rrethana të vështira për kontinentin tonë dhe për botën, rruga jonë europiane dhe rreshtimi me Bashkimin Europian është përcaktimi më i sigurt për kombet tona dhe për rajonin”, ka shkruar ai në Facebook.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arrin të miratojë rezolutën për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën