TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

by teve1
3 orë ago
0
A A
Rama: Italia do të udhëheqë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni, në Romë, kryeministri Edi Rama e cilësoi takimin mes dy qeverive si një “ditë historike” në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama theksoi se për herë të parë dy qeveritë po ulen së bashku për të diskutuar projekte konkrete të përbashkëta, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, mbrojtës dhe procesin e integrimit evropian.

Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi mbështetjen e Italisë si “motrës së madhe” në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe nënvizoi rolin e posaçëm të Romës në fazën e ardhshme të negociatave.

“Në vitin 2028, kur Italia do të mbajë kryesinë e Këshillit Evropian, do të jemi në duar të sigurta,” – u shpreh Rama, duke theksuar se Shqipëria është gati të përfundojë negociatat teknike dhe të nisin ato politike nën drejtimin e Giorgia Melonit.

“Do të ishte me te vërtetë qershia mbi tortë nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë kryesinë e Këshillit Europian dhe kur Giorgia do të mbajë rolin e dyfishtë atë të kryeministrit të Italisë dhe atë presidentit të Këshillit Europian, po qeshni, por koha do të kalojë dhe do ta shihni që unë kam gjithmonë të drejtë. Dhe kështu pasi të kemi përfunduar negociatat teknike, në fund të 2028-ës do të mund të nisim punën për negociatat politike. Nëse duke nisur punën për këto negociata përgjegjësia do të jetë e Giorgias, do të thotë për ne që do të jemi në duart më të mira të mundshme që të mund të hapim atë derë e cila qëndron e mbyllur prej nesh prej qindra vitesh. Dhe ne, siç thashë edhe gjatë mbledhjes, e kam thënë këtë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane dhe nuk kemi asnjë qëllim, asnjë mendje të vendosim veto dhe do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Ddo të ishte shumë të të kishim ty komisar për të njëjtin vend pasi jemi i njëjti vend. Ju falënderoj shumë dhe jam vërtetë i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sa po bëjmë së bashku, por sidomos për këtë mikpritje të jashtëzakonshme”, tha Rama.

“Sot është një ditë historike sepse për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte të përbashkëta dhe për të folur për një të ardhme të përbashkët, por përveçse të flas edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëveshje konkrete, projekte konkrete. Të them të drejtën në të gjithë vitet që unë kam pasur privilegjin për të udhëhequr, drejtuar qeverinë e Shqipërisë më duhet të them dhe nuk janë pak këto vite, nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të Italisë, por me këtë qeveri është dashuria, është dëshira për të bërë, por është dhe të bërit. Dhe jemi vërtete shumë, shumë mirënjohës sepse jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime për zgjedhjen timen, jo të sajën, por dhe ministrat e saj qenë me ne shumë të gatshëm dhe vazhdojnë të jenë shumë të gatshëm për të ndihmuar dhe besoj dhe shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur unë them, në radhë të parë falë angazhimit vëllazëror së ministrit të Mbrojtjes së Italisë sot ne jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime. Konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por dhe aftësitë tona mbrojtëse të përbashkëta. Dhe për këtë do doja të falënderoj ministrin Crosetto siç do doja të bëja një falënderim të veçantë për ministrin Tajani i cili si një europeist i vërtetë, por njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Italisë ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Ai po na mbështet në të gjitha selitë tona dhe po e bën këtë jo vetëm në rrugë diplomatike, por edhe në aspektin ekonomik dhe për sa u takon projekteve të përbashkëta. Pastaj më duhet të shtoj që falë kësaj qeverie dhe falë kujdesit të veçantë dhe personal të kryeministres italiane, sot të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në Itali dhe që kanë dhënë kontributin e tyre në Itali duke punuar dhe duke paguar sigurimet e tyre, sot kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë shumë vite më parë mbi 10 vite më parë. Një angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme por është fakt, është një fakt, pjesë e jetës së përditshme të shqiptareve, falë Giorgia Melonit, falë kësaj qeverie. Mund të them që gjithë çfarë tha pak më parë kryeministrja Meloni shkon në drejtimin e asaj që është thellimi i kësaj marrëdhënieje dhe është njëherësh drejtimi i thelbit të kësaj lidhjeje të veçantë, të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha”, shtoi kryeministri.

“Pastaj kemi dhe kulturën. Nëse nuk do ishte e pranishme kultura, do të thotë që Italia nuk do të ishte e pranishme dhe kjo gjë nderon këtë qeveri, por nderon dhe ministrin e saj. Jam i lumtur sot që ju bashkohem juve në kritikat që do t’iu bëhen nga shtypi ngaqë ju adhurojnë veçanërisht nga sa kam parë, por për sa më takon, më në fund pas kaq shumë vitesh kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë me rëndësi shumë të madhe europiane siç është MAXXI i Romës së bashku me Galerinë tonë Kombëtare. I dashur ministër, shpresoj që muzeu i artit italian në Shqipëri do të jetë një tjetër fakt konkret dhe shpresoj që të jeni pikërisht ju ai qe do të hapni dyert e këtij muzeu”, tha ai./euronews.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Vendet nordike dhe baltike njoftojnë paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Numri i të vrarëve në Gaza tejkalon shifrën 53,000 që nga fillimi i luftës

Rrëfimi i vajzës nga Gaza që u gjet e gjallë në morg pas sulmit izraelit

Shqipëria mposht Andorrën

Formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Suedia dhuron 1.2 miliardë dollarë ndihmë për ushtrinë ukrainase

Vendet nordike dhe baltike njoftojnë paketë ndihme ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Hamza shpalli kandidaturën për kryetar të PDK-së, Çitaku: Së bashku do hapim një kapitull të fitoreve

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

BE-ja i kërkon Ukrainës të forcojë luftën kundër korrupsionit pas skandalit energjetik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën