TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si e arriti fitoren Përparim Rama?

Përparim Rama fitoi garën për kryetar të Prishtinës me një diferencë të ngushtë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se Përparim Rama përfitoi nga mungesa e bashkëpunimit të Lëvizjes Vetëvendosje me subjektet e tjera politike.

by Shpat Blakcori
2 muaj ago
1 0
A A

Një betejë e ashpër elektorale u zhvillua të dielën për postin e kryetarit të Prishtinës.

Edhe pse shihej si favorit, Përparim Rama arriti të sigurojë një fitore shumë të ngushtë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku.

Sipas rezultateve preliminare, Rama mori 46,935 vota, ndërsa Çeku 44,126 vota.

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, vlerëson se fitorja e Ramës u ndikua kryesisht nga mungesa e bashkëpunimit të Vetëvendosjes me partitë e tjera.

“Hajrulla Çeku ishte një kandidat i fortë, por arsyeja pse ai nuk fitoi ka të bëjë me ngurtësinë e Lëvizjes Vetëvendosje për të bashkëpunuar me subjektet e tjera politike. Kjo u shndërrua më pas në një përparësi për z. Përparim Rama, i cili fitoi me një diferencë të vogël votash. Në fillim të garës kam menduar se diferenca do të ishte shumë më e madhe mes Ramës dhe Çekut”, ka vlerësuar Çelaj.

Ndërkaq, profesori në Universitetin “Adger” në Norvegji, Abit Hoxha, vlerëson se fitorja e Ramës në Prishtinë nuk ishte befasi, ndërsa thekson se votat e PDK-së e bënë diferencën në fund.

“Për mua rezultati nuk ka qenë befasi. E kam pritur fitoren e Ramës në këto zgjedhje. Befasia më e mirë ishte mënyra se si u zhvillua gara – me debat për projekte e plane për kryeqytetin. Mendoj se votuesit e PDK-së e kanë mbështetur më shumë Ramën në raundin e dytë”, shprehet Hoxha.

Sipas Hoxhës, fitorja në Prishtinë ka rëndësi të madhe politike dhe i hap rrugë kandidatit që t’ia mësyjë edhe nivelit nacional.

“Ka shumë rëndësi të fitosh Prishtinën, sepse është qyteti më strategjik në vend dhe përgatit kandidatin për kryeministër të ardhshëm. Kështu ka ndodhur edhe me Isa Mustafën në të kaluarën”, thotë ai.

Hajrulla Çeku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka uruar Përparim Ramën për fitoren dhe ka falënderuar përkrahësit e tij për mbështetjen gjatë fushatës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 15 komuna

​Policia serbe bleu teknologji nga firma ruse e sanksionuar me fondet e BE-së

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona në formë jetësore – 11 fitore radhazi, seria e dytë më e mirë në histori të saj

Real Madridi do të jetë pa Mbappen ndaj Levantes

Real Madridi do të jetë pa Mbappen ndaj Levantes

Kuka: Të krijosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh një ‘Ferrari’

Kuka: Të krijosh kampionë nga Kosova është si të ndërtosh një ‘Ferrari’

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

KQZ: Përmbyllet procesi i rinumërimit të votave në 15 komuna

​Policia serbe bleu teknologji nga firma ruse e sanksionuar me fondet e BE-së

​Policia serbe bleu teknologji nga firma ruse e sanksionuar me fondet e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën