TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prokurorja e Parisit: Grabitja në Luvër u krye nga kriminelë të vegjël vendas, jo profesionistë

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Prokurorja e Parisit: Grabitja në Luvër u krye nga kriminelë të vegjël vendas, jo profesionistë

Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, ka bërë të ditur se grabitja në Muzeun e Luvrit në Paris u krye nga autorë vendas dhe jo nga anëtarë të rrjeteve të krimit të organizuar, teksa hetimet për vjedhjen e bizhuterive me vlerë 88 milionë euro po vazhdojnë.

Dje, Beccuau për radion ‘Franceinfo’ tha se të dyshuarit aktualisht të akuzuar janë “njerëz vendas” nga Seine-Saint-Denis, një periferi e kryeqytetit francez.

“Kjo nuk është krejtësisht delikuencë e zakonshme, por është një lloj delikuencë që zakonisht nuk e lidhim me nivelet e larta të krimit të organizuar”, tha ajo.

Komentet vijnë dy javë pasi një grup hajdutësh parkuan një kamion të vjedhur jashtë Muzeut të Luvrit, përdorën një ashensor orendish për të arritur në katin e parë dhe hynë me forcë në një nga dhomat më me shumë ornamente të muzeut.

Brenda pak minutash, ata ikën me skuterë me xhevahire mbretërore, përfshirë një gjerdan me smerald dhe diamant që Napoleoni I ia kishte dhuruar dikur gruar së tij, Marie Louise, si dhe me një diademë që i përkiste Perandoreshës Eugenie, gruas së Napoleonit III.

Beccuau konfirmoi se të paktën një individ mbetet i lirë, katër persona janë akuzuar deri më tani, përfshirë një burrë 37-vjeçar dhe një grua 38-vjeçare, ADN-ja e të cilëve thuhet se u gjet në ashensorin e përdorur në grabitje.

Burri është akuzuar për vjedhje të organizuar dhe konspiracion kriminal, ndërsa gruaja përballet me akuza për bashkëpunim në vjedhje të organizuar.

Prokurorja i përshkroi ata si një çift me fëmijë që “mohuan çdo përfshirje”. Gruaja u paraqit në gjykatë të shtunën dhe shprehu shqetësim për sigurinë e familjes së saj.

Dy burra të tjerë, përkatësisht të moshës 34 dhe 39 vjeç, u arrestuan më herët dhe u akuzuan për vjedhje dhe konspiracion kriminal. Të dy kishin dënime të mëparshme për vjedhje dhe prokurorja tha se ata e kishin “pranuar pjesërisht” përfshirjen e tyre.

Tre persona të tjerë të ndaluar me çiftin më 29 tetor, u liruan më vonë pa akuza.

Beccuau tha se hetuesit ende po punojnë për të gjetur bizhuteritë e humbura.

“Ne po shqyrtojmë të gjitha mundësitë në tregun paralel për shitjen e këtyre bizhuterive. Ato mund të përdoret për pastrim parash ose tregti. Të gjitha pistat po shqyrtohen”, tha ajo

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë,

Misioni në Gaza, Nufi: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit

Misioni në Gaza, Nufi: Shqipëria do të dërgojë oficerët e shtabit

​Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave

​Gjykata ndryshon masat për dhunueset e 17-vjeçares, dalin dyshime për shantazh ndaj burrave

Franca do të aktivizojë për herë të parë planin e emergjencës ORSEC kundër të nxehtit ekstrem

Franca do të aktivizojë për herë të parë planin e emergjencës ORSEC kundër të nxehtit ekstrem

Prishtina mirëpret talentet e Beach Volley, starton kampionati U20

Prishtina mirëpret talentet e Beach Volley, starton kampionati U20

Policia nis fushatë vetëdijësuese për bashkatdhetarët gjatë sezonit veror

Policia nis fushatë vetëdijësuese për bashkatdhetarët gjatë sezonit veror

Dogana mbledh mbi 1 miliard euro të hyra në gjashtë muajt e parë të vitit

Dogana mbledh mbi 1 miliard euro të hyra në gjashtë muajt e parë të vitit

Gjini: Aleanca gati të kontribuojë për zhbllokimin institucional

Gjini: Aleanca gati të kontribuojë për zhbllokimin institucional

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë,

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

​KPK refuzoi ankesën e Atdhe Demës për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

​KPK refuzoi ankesën e Atdhe Demës për procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën