TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama për takimin Nano-Millosheviq: Nuk pati asgjë prej tradhtari

by teve1
8 muaj ago
2
A A
Rama për takimin Nano-Millosheviq: Nuk pati asgjë prej tradhtari

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, duke përkujtuar me emocione të thella jetën dhe veprën e tij.

Rama përkujtoi pasionin dhe integritetin e Nanos, forcën e tij për t’i qëndruar besnik parimeve edhe në momentet më të vështira, dhe mënyrën se si ai frymëzonte të gjithë rreth tij për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të qytetëruar.

Nano, sipas Ramës, nuk ishte thjesht një politikan, por një figurë që la gjurmë të thella në historinë e vendit dhe në kujtesën e shqiptarëve.

Rama ka theksuar rolin kyç të tij në historinë politike dhe sociale të vendit të Fatos Nanos.

Ai tha se kontributi i Nanos për çlirimin e Kosovës dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit e rendisin ish-kryeministrin në faqet e nderit të historisë shqiptare.

“Ndër ata që e nderuan kryetarin tonë pas vdekjes, ishin dhe ata që quajtën tradhtar pse takoi Millsheviç gjatë një aktiviteti në Selanik, dhe plotë të tjera që s’ia vlen ti kujtojmë, unë e kam dëgjuar prej tij, bisedën me kapsapin e Beogradit dhe se kam idenë nëse fatosi e ka lënë të shkruar diku, por jo vetëm që në atë takim, bisedë s’ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet të ndritë fjalët e thëna në atë takim si edhe takimet dhe bisedat e Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Kontributi patriotik për çlirimin e Kosovës dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, do e rendisin fatos Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë. Nano ishte kyç në kalimin e shkretëtirës prej socialistëve dhe bashkimin e tyre me botën demokratike”, tha Rama.

Ndryshe, Nano, i cili sapo atëherë kishte marrë pushtetin me Partinë Socialiste dhe ishte zgjedhur kryeministër i Shqipërisë, u takua me kriminelin Sllobodan Millosheviq në një samit ndërkombëtar në Selanik në nëntor 1997 – në kohën kur gjendja në Kosova sa vjen e tensionohej.

Raportet e shtypit nga Kreta atë kohë thonë se Nano u takua me Millosheviqin, pavarësisht protestave nga kosovarët dhe apelit të Sali Berishës se Nano nuk duhej ta bënte këtë pa praninë e një përfaqësuesi nga Kosova.

U raportua se Millosheviqi ra dakord në diskutim t’u jepte kosovarëve të drejtat themelore civile, në këmbim të të cilave Nano pranoi që çështja e Kosovës është çështje e brendshme e Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

 ​BDI: Kërkojmë dorëheqjen e Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e Këshillit Komunal të Tetovës

 ​BDI: Kërkojmë dorëheqjen e Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e Këshillit Komunal të Tetovës

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhjeve

BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë,

Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: Diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: Diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist, por ende nuk kemi ndonjë të arritur

Kurti pas takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist, por ende nuk kemi ndonjë të arritur

Spanjë – Belgjikë, publikohen formacionet zyrtare

Spanjë – Belgjikë, publikohen formacionet zyrtare

LAJMET QENDRORE – 10 korrik 2026

LAJMET QENDRORE – 10 korrik 2026

Vrasja në Lipjan pas mosmarrëveshjes në Tik-Tok – familja e viktimës kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin

Vrasja në Lipjan pas mosmarrëveshjes në Tik-Tok – familja e viktimës kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin

QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

QKMF në Fushë Kosovë pa material për analiza

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën