TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Në hapat e bacit Bajram” – Misioni i Gjylë Hazirit për të zhdukurit e luftës

Gjyle Haziri, nga Organizata “Zëri i Prindërve”, ka ndarë kujtimet e saj mbi bashkëpunimin e gjatë me Bajram Qerkinin, i cili ndërroi jetë me merakun për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Megjithëse përballet me sfida të shumta, zonja Haziri është e vendosur të vazhdojë rrugën humanitare të “Bacit Bajram”, duke ndihmuar në kërkimin e personave të pagjetur.

by Shpat Blakcori
3 muaj ago
2 0
A A

“Kam ardhur në zyrë në ora 10:20 dhe kam pirë një çaj. Hajr, inshallah … nuk jam mirë. Gjylë, vazhdo shoqatën deri sa të mundesh. Bile, bile deri sa të gjendet Reshati.”

Këto ishin fjalët e fundit që Bajram Qerkini i shkroi, para se të shtrihej në spital, ku më pas i mbylli sytë përgjithmonë.

Këtë fletore e mban afër Gjyle Haziri, e cila ka vendosur ta ndjekë rrugën e gjatë të Bajram Qerkinit në kërkim të personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë.

Zonja Haziri tregon se është një përgjegjësi shumë e madhe për të vazhduar misionin që ai nisi, duke e quajtur atë me respekt “Baci Bajram”.

“Është një përgjegjësi e madhe për mua ta vazhdoj rrugën e Bacit Bajram, por jam e angazhuar maksimalisht. Kam mësuar shumë nga ai, sepse kemi bashkëpunuar për më shumë se 20 vjet. Jam e përkushtuar t’i ndihmoj familjarëve që janë në kërkim për më të dashurit e tyre”, deklaroi ajo për Tëvë1.

Ajo tregon se në ditët e fundit para se Bajram Qerkini të ndërronte jetë, ai përmendte shpesh djalin e tij, Reshatin, i cili vazhdon të jetë i zhdukur edhe sot e kësaj dite.

“Në periudhën e fundit ai përmendte më shpesh djalin e tij Reshatin. Ai nuk e ka veçuar asnjëherë djalin e tij nga të tjerët, por së fundmi e ka përmendur më shpesh. Reshati i ka ndenjur shumë para syve”.

Zonja Haziri tregon gjithashtu se përballet me sfida të ndryshme për ta mbajtur shoqatën aktive.

“Nuk është e lehtë të mbahet një shoqatë pa përkrahje. I kemi vetëm disa projekte, por ato nuk mjaftojnë”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 1,500 persona konsiderohen ende të zhdukur, shumica prej tyre shqiptarë. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

Pronarët e auto-salloneve nuk flasin për deklaratën e Hoxhës për përfshirje në fajde

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

“Rryma sfidë këtë vit dhe vitin e ardhshëm” – Kritikohen deklaratat e ministres Rizvanolli

S’ka konstituim të Kuvendit, Haxhiu e Gërvalla nuk marrin votat për kryeparlamentare

Aktgjykimi i Kushtetueses, Shala: Përsëritja e skenarit do të çojë në kolaps institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën