TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ashpër veprimet e Izraelit në Gaza dhe i bëri thirrje Gjermanisë të bashkohet me përpjekjet për t’i dhënë fund krizës humanitare gjatë një konference të përbashkët për shtyp të enjten me kancelarin gjerman Friedrich Merz në Ankara.

Merz, i cili formoi qeverinë e re të koalicionit të Gjermanisë në maj, është në vizitën e tij të parë në kryeqytetin turk.

Presidenti turk tha se nuk mund të pajtohej me vërejtjet e mëparshme të kancelarit gjerman në mbështetje të Izraelit, duke shtuar se sulmet e Izraelit kanë vrarë gati 60,000 njerëz, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, citon Anadolu.

Erdogan tha se grupi palestinez Hamas “nuk ka as bomba dhe as armë bërthamore, por Izraeli po”, duke shtuar se Izraeli i përdori ato për të sulmuar Gazën dje. “Gjermani, a nuk e sheh këtë?” pyeti ai.

Udhëheqësi turk tha se i përcolli Merz-it pikëpamjet e Ankarasë për parandalimin e mizorive të reja në Gaza dhe theksoi mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete si një rrugë drejt paqes së qëndrueshme, shkruan Anadolu.

“Ashtu siç duam që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë, ne gjithashtu mbështesim përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza”, tha Erdogan. “Turqia dhe Gjermania janë dy vende kyçe që mund të bashkojnë forcat për ta arritur këtë.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën