TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama nga Parisi: Kosova është shtet për Shqipërinë, por jo për Serbinë

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Rama nga Parisi: Kosova është shtet për Shqipërinë, por jo për Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në Forumin e Paqes në Paris se Kosova për Shqipërinë është një shtet i ligjshëm dhe i drejtë, por për Serbinë dhe disa vende të tjera nuk shihet në të njëjtën mënyrë.

Rama tha se kjo situatë mund të krijojë tensione dhe dëm ekonomik në rajon, duke theksuar se Shqipëria, si treg i vogël, duhet të bashkëpunojë dhe të shmangë konfliktet, në vend që të rrijë “me kokën pas dhe të ndez energji negative”.

“Kosova është një problem sepse për ne është një shtet në të drejtën e vet. Por për Serbinë ose vend të tjera nuk është. Ky është një problem i madh ose do të vazhdonim të rrinim me kokën pas e të ndiznim tensione dhe energji negative, dhe të dëmtonim veten dhe ekonominë tonë, jemi tregje të vogla, ose të jemi bashkë ose alternative tjetër ishte të mos binim dakord dhe të mos bashkëpunonim”, tha Rama,

Rama gjithashtu paralajmëroi se Europa po “ballkanizohet shumë” dhe përmendi Francën dhe Britaninë si shembuj të sfidave të brendshme dhe paaftësisë për të miratuar buxhete.

“Europa është ballkanizuar shumë. Mendoj që edhe Franca është ballkanizuar shumë, nuk po miratojnë dot një buxhet, shihni Britaninë, është edhe më keq. Tani jemi ne të mirët, prandaj u them bëni paqe, mos kërcënoni, komunikoni, sepse vijmë nga ferri dhe ne jemi lajmëtarët. Nëse duan të na dëgjojnë ta bëjnë, nëse jo, ne sërish jemi në rregull”, theksoi Rama.

Ai përfundoi mesazhin e tij me thirrjen për paqe dhe komunikim: “Nëse bota do të bëhet më e mirë, do të themi se ne bëmë punën tonë. Do të na jepet një vend në parajsë si shqiptarë.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Kryeministri kanadez i kundërpërgjigjet Trumpit: Aleanca Kanada-BE nuk synon të jetë rival i SHBA-së

Huthët mohojnë pretendimet saudite për sulmin me dron në Mekë, i quajnë “gënjeshtër të shëmtuar”

Huthët mohojnë pretendimet saudite për sulmin me dron në Mekë, i quajnë “gënjeshtër të shëmtuar”

Bombardimi i shkollës në Iran: Analiza e OKB-së sugjeron se SHBA-ja ishte përgjegjëse për sulmin

Bombardimi i shkollës në Iran: Analiza e OKB-së sugjeron se SHBA-ja ishte përgjegjëse për sulmin

“Ende nga institucionet nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë” – Gucati kritikon heshtjen pas vendimit të Speciales

“Ende nga institucionet nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë” – Gucati kritikon heshtjen pas vendimit të Speciales

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Përfundon protesta në Prishtinë kundër vendimit të Speciales

Altin Krasniqi nga protesta: Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Altin Krasniqi nga protesta: Nuk do të dorëzohemi, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Petritsch rrëfen për Thaçin: Ishte shumë i ri, por kishte inteligjencën politike

Petritsch rrëfen për Thaçin: Ishte shumë i ri, por kishte inteligjencën politike

Ish-luftëtari i UÇK-së, Arientin Abdyli: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shënuesit e lirisë sonë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Arientin Abdyli: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shënuesit e lirisë sonë

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

​Hamza: Protesta nuk është e drejtuar ndaj askujt, por në përkrahje të plotë të ish-krerëve të UÇK-së

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

“UÇK, UÇK!”, thirrjet e mijëra protestuesve jehojnë në sheshin e Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën