TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap vjet në Sverkë të Pejës

Tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, nën dyshimin për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Sipas autoriteteve, arrestimet lidhen me rastin e koduar “Vera 2024”, përmes të cilit gjatë vitit të kaluar ishte zbuluar një plantacion me rreth 3 mijë bimë narkotike dhe afër një ton marihuanë në fshatin Sverkë të Pejës.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për luftimin e narkotikëve në Pejë – sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë një aksion, ku kanë arrestuar tre persona nën dyshimin për veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve’,” thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policisë së Kosovës.

Në njoftim theksohet se ky aksion është vazhdimësi e hetimeve të zhvilluara nga prokurori i shtetit dhe njësitë policore, që ndërlidhen me rastin “Vera 2024”.

“Ky aksion është rrjedhojë e hetimeve të ndërmarra lidhur me rastin e koduar ‘Vera 2024’, ku gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar rreth 3.000 bimë narkotike dhe afër një ton marihuanë në fshatin Sverkë të Pejës,” thuhet më tej në komunikatë.

Aksioni i sotëm është ekzekutuar nga Njësiti Special Intervenues në rajonin e Pejës dhe Gjakovës, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar dy automjete, tre telefona mobil dhe para të gatshme.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurori brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë penale.

Po ashtu, në kuadër të këtij rasti, më herët – me kërkesë të prokurorit të shtetit – në Republikën e Shqipërisë janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë të dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Tags: ArrestimeProkuroria Themelore në PejëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën