TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Reali fiton spektaklin në “Santiago Bernabeu”

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Reali fiton spektaklin në “Santiago Bernabeu”

Partido de Liga entre Real Madrid Barcelona. Gol Mbappé, 1-0

Spektaklin e madh të futbollit apo ndeshjen “El Clasico”, e ka fituar skuadra e Real Madridit, që mposhti Barcelonën në shtëpi.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, Reali triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.

Në fakt, Reali ka mundur të shënojë fitore edhe më të thellë por sulmuesi Kylian Mbappe dështoi nga penalltia.

Me këtë trium, Real Madridi forcohet në krye të tabelës së La Ligas me 27 pikë, pesë më shumë se Barcelona që renditet e dyta pas 10 xhirove të luajtura këtë sezon.

Përderisa për Realin, kjo ishte fitorja e nëntë këtë sezon në kampionat, Barcelona regjistroi disfatën e dytë.

Real Madridi e nisi mirë ndeshjen dhe qysh në minutën e 22-të, zhbllokoi rezultatin me anë të sulmuesit Kylian Mbappe.

Mbappe mori top nga Jude Bellingham dhe shënoi përball portierit të Barcelonës, ekip që u rikthye në lojë pak pa përfunduar pjesa e parë.

Francezit iu anulua një gol dhjetë minuta më herët nga VAR-i, por Mbappe arriti të realizojë më vonë.

Fermin Lopez barazoi shifrat në minutën e 38-të dhe kur të gjithë prisnin që pjesa e parë të përfundonte me këtë rezultat, në skenë doli Bellingham.

Bellingham realizoi nga afërsia pas asistimit të Eder Militaos në minutën e 43-të dhe Reali shkoi në pushim me epërsinë e një goli.

Edhe pjesën e dytë, Real Madridi e nisi furishëm dhe pas vetëm shtatë minutave lojë, u dha penallti në favor të madrilenëve.

Mirëpo, nga pika e bardhë, Mbappe dështoi pasi goditjen e tij priti polaku Wojciech Szczesny, i cili në përgjithësi pati paraqitje të mirë dhe bëri shumë pritje.

Një skenë e pabesueshme ishte kur trajneri Xabi Alonso mori vendim për të zëvendësuar Viniciusin në minutën e 72-të në vend të Rodrygos.

Mirëpo, Vinicius nuk e priti këtë mirë duke u larguar drejt në dhomat e zhveshjes pas zëvendësimit, ku edhe shprehu pakënaqësi të madhe ndaj këtij vendimi.

Gjithashtu, në minutën e nëntë të kohës shtesë, Pedri i Barcelonës, u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë shkaku i ndërhyrjeve.

Kjo edhe solli tensione mes bankinave të ekipeve por gjyqtari qetësoi situatën.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

​Sot nis beteja për Kupën e Kosovës në futboll

​Spalletti ngre lart Edon Zhegrovën

​Spalletti ngre lart Edon Zhegrovën

Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona

Real Madrid planifikon transferimin e bujshëm

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Lewandowski do të mbetet lojtar i lirë

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

Acarohet raportet Kosovë –SHBA, kërkohen zgjedhje të reja

Moscertifikimi i Listës Serbe, ShBA: Cenon interesat, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik

Pse stresi na shtyn drejt ushqimit të yndyrshëm?

Pse stresi na shtyn drejt ushqimit të yndyrshëm?

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Rutte thotë se Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

KKSH fton për unifikim subjektet politike në Luginën e Preshevës

Kongresisti Self: I patolerueshëm diskriminimi ndaj shqiptarëve

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Lirohet Mogherini derisa hetimet vazhdojnë

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Shtatë të arrestuar pas një përleshje fizike në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën