TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OECD: Lufta në Ukrainë ka errësuar perspektivën për ekonominë globale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
OECD: Lufta në Ukrainë ka errësuar perspektivën për ekonominë globale

Ekonomia botërore, sipas parashikimeve të OECD, do të rritet me 3 për qind këtë vit, shumë më e ulët se 4.5 për qind e pritur nga parashikimi i fundit, në dhjetor të kësaj organizate.

Rritja më pas do të ngadalësohet në 2.8 për qind vitin e ardhshëm, nën vlerësimin e mëparshëm prej 3.2 për qind, sipas Rishikimit Ekonomik më të fundit të OECD, me seli në Paris.

Në të njëjtën kohë, organizata beson se rritja e çmimeve nuk ka gjasa të ngadalësohet në të ardhmen e afërt dhe pret që inflacioni të arrijë në 8.5 për qind në vendet anëtare të OECD këtë vit, përpara se të bjerë në 6.0 për qind më 2023.

Një parashikim i mëparshëm parashikonte një normë maksimale të inflacionit prej 5 për qind për 2022 dhe më pas rënien graduale të tij në 3 për qind vitin e ardhshëm.
Pavarësisht parashikimeve për rritje më të ulët ekonomike dhe inflacion më të lartë, OECD beson se rreziku i stagflacionit është i kufizuar, si në mesin e viteve 1970, kur çmimet e naftës goditën inflacionin dhe uli papunësinë.

Në veçanti, ekonomitë e zhvilluara, rritja e të cilave sot është shumë më e nxitur nga sektori i shërbimeve sesa në vitet 1970, tani janë më pak intensive energjetike dhe bankat qendrore kanë “duart më të vendosura” për të luftuar inflacionin, pavarësisht se qeveritë janë më të shqetësuara për papunësinë. tha OECD.

Ndërsa stimuli fiskal nga periudha e pandemisë hiqet, OECD parashikon rritje ekonomike të SHBA-së prej 2.5 për qind këtë vit dhe një ngadalësim të rritjes në 1.2 për qind më 2023, më pak se parashikimet e mëparshme të rritjes prej 3.7 për qind më 2022 dhe 2.4 për qind më 2023.

Ai vlerëson gjithashtu se ekonomia kineze, e cila është goditur nga një valë e re mbylljesh për shkak të COVID-it, do të rritet me 4.4 për qind këtë vit dhe 4.9 për qind në 2023, në vend të 5.1 për qind të pritur më parë.

Për shkak të ekspozimit më të madh ndaj importeve ruse të energjisë dhe pasojave të luftës në Ukrainë, OECD e sheh rritjen e ekonomisë së eurozonës këtë vit në 2.6 për qind dhe vitin e ardhshëm në 1.6 për qind, që është dukshëm më e ulët se parashikimet e mëparshme prej 4.3 dhe 2.5 për qind, respektivisht./kp

Tags: Ekonomia globaleLufta ne UkraineOECD
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

Spahiu: Konflikti Kurti–Osmani e ka inkurajuar opozitën, por mund të digjet

“Info Nata”- 16.03.2026

“Info Nata”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

“Matrix”- 16.03.2026

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Borë e shi, parashikimi i motit për nesër

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Mustafa: Në QKUK mungojnë stentat, Kurti merret me plane për zgjedhje

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Kosova shpëtoi boshnjakët nga Lindja e Mesme, shteti i tyre i braktisi: Kosova e tregon si funksionon një shtet – Bosnja dështoi

Ende asnjë i dënuar  – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Ende asnjë i dënuar – 22 vjet nga mbytja e tre fëmijëve në Lumin Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën