TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

Presidentja Vjosa Osmani tha se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja.

Ajo deklaroi ekskluzivisht për A2 CNN se Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë.

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, është rikthyer në garë edhe Lista Serbe, subjekt ky që mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Përpos mbështetjes publike të zyrtarëve shtetërorë serbë për këtë subjekt politik, janë premtuar edhe vende pune dhe pensione për serbët kush e voton atë.

“Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve europiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave duke premtuar gjëra të cilat nuk i takojnë Serbisë sepse është shtet tjetër dhe kjo sipas çdo perimetri të drejtës ndërkombëtare është në kundërshtim të plotë me parimin e fqinjësisë së mirë sepse siç e dini e drejta ndërkombëtare parandalon apo ndalon ndërhyrjen në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha ajo.

Osmani la të nënkuptohet se Serbia po trimërohet nga fakti që nuk ndëshkohet asnjëherë sa herë dëmton Kosovën.

“Kjo është një shkelje e vazhdueshme që Serbia po e bën, një shkelje e cila është konstatuar disa herë në raportet ndërkombëtare por fatkeqësisht nuk është që është ndërmarrë ndonjë masë ndaj Serbisë dhe pastaj ata po i vazhdojnë këto punë të paligjshme të cilat janë ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Republikës së Kosovës dhe në sistemin tonë demokratik”, tha Osmani.

Osmani tha se institucionet kosovare të sigurisë janë duke u përpjekur maksimalisht që të mbrojnë qytetarët serbë nga manipulmet e Beogradit zyrtar.

Megjithatë, ajo shtoi se duhet edhe presion ndërkombëtar mbi Serbinë në mënyrë që të mos ketë ndërhyrje të tilla.

“Institucionet tona të sigurisë janë duke bërë çmos që të mbrojnë qytetarët serbë janë qytetarë të Kosovës nga këto ndërhyrje, nga kërcënimet e vazhdueshme të cilat ata i marrin dhe që të mbrojnë jo vetëm jetën e tyre por të mbrojnë edhe pronën e tyre dhe njëkohësisht të drejtën e tyre për votë të lirë. Megjithatë, duhet të kemi parasysh që ndërhyrjet janë edhe të natyrës politike dhe në mënyrë që një ndërhyrje e tillë të ndalohet duhet presion ndërkombëtar mbi Serbinë dhe duhet veprime konkret në raport me Serbinë i cili është shteti që po e kryen këtë shkelje flagrante”, theksoi Osmani.

Alarm për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale pati dhënë ditë më parë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti që kërkoi sanksione për Beogradin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Zjarri në hotelin në Vlorë, disa prej tyre nga Kosova, publikohen emrat e të lënduarve

Burri dhe gruaja rrihen mes vete në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Burri dhe gruaja rrihen mes vete në Prishtinë, arrestohen nga Policia

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Prishtinë

Dy të vdekur e 27 të lënduar në 24 orët e fundit nga aksidentet në trafik

PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

PDK i bën thirrje Deharit ta caktojë vazhdimin e seancës sot në ora 11:00

Këto janë çmimet e naftës për ditën e sotme

Shtrenjtohet nafta për 1 cent, sot kushton 1.76 euro për litër

Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Zjarr në një hotel në Vlorë, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën