TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.M., për shkak të veprave penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtjes së paautorizuar të armës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri është arrestuar më 11 gusht 2025 në orën 21:25, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, teksa po lëvizte me automjetin e tij të tipit Audi A6.

Gjatë një pikë kontrolli të vendosur nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH), policia ka ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit në çantën e tij kanë zbuluar gjashtë (6) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike.

Menjëherë pas kësaj, hetuesit policorë kanë kryer bastisje në banesën e të pandehurit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: substanca narkotike, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike,shirit ngjitës,një shkrepës dhe qese të vogla të zbrazëta – të gjitha të dyshuara se janë përdorur për përgatitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), substanca e sekuestruar është identifikuar si kokainë, me peshë totale 342.06 gramë.

Gjithashtu, gjatë bastisjes, i pandehurit i është gjetur një pistoletë me gaz e llojit “Zoraki” dhe një karikator, të cilat i mbante pa leje, në kundërshtim me Ligjin për Armë Nr. 05/L-022.

Veprat penale që i vihen në barrë të pandehurit E.M. janë: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në mbrëmje në Pejë

Policia e Kosovës: Një grua në Leposaviq është gjetur pa shenja jete

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

Dogana dhe Policia e Kosovës ndalojnë kontrabandën në kufi, kapen mbi 2 kg marihuanë në çantën e udhëtarit

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Drenasi prej ditësh pa ujë, Lladrovci: S’e meritojmë këtë trajtim

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshje interesante

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën