TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndikimi magjik i hurmave në shëndetin tuaj, sidomos nëse jeni në pritje të ëmbël

by teve1
11 muaj ago
1
A A
Ndikimi magjik i hurmave në shëndetin tuaj, sidomos nëse jeni në pritje të ëmbël

Hurmat janë një nga frutat më të shijshme të këtij sezoni, që padyshim dhe vlerat ushqyese i kanë të larta.

Personat anemik duhet të konsumojnë hurmat sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, por sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna.

Në rast se gjatë shtatzënisë konsumohet hurma të paktën një muaj para lindjes, do të keni më pak dhimbje gjatë procesit të lindjes si dhe më pak gjakderdhje.

Diçka e tillë tashmë e vërtetuar edhe shkencëtarisht nga hulumtimet në Universitetin e Shkencave në Jordani.

Përveç kësaj hurma është një ndihmës i mirë dhe ushqim mjaft pozitiv për shëndetin e nënave edhe pas lindjes.

Hurmat ndihmojnë nënat në prodhimin e mjaftueshëm të qumështit të gjirit për fëmijën, e po ashtu edhe parandalon depresionin.

Hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në tretje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces.

Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.

Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit.

Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh.

Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.

Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.

Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik.

Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi.

Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

Hurma është një frut i pasur në sheqerna, kripëra minerale, vitamina A, B dhe C si dhe aminoacide të rëndësishëm.

Që t’i shndërroni menjëherë në pure, hurmat duhet të jenë shumë të buta. Me ndihmën e një luge, merrni vetëm tulin e frutit, pa lëkurë dhe bashkojini në një enë.

Mund t’i shtypni me lugë apo t’i përzieni me mikser që të keni një krem homogjen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rreziqet shëndetësore që shkakton mbipesha, si ta parandaloni

Rreziqet shëndetësore që shkakton mbipesha, si ta parandaloni

5 këshilla për të qëndruar të shëndetshëm mendërisht

5 këshilla për të qëndruar të shëndetshëm mendërisht

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

“Mos u fut në det pas ushqimit” – E vërtetë apo thjesht një mit? Ja çfarë thonë ekspertët

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

Deputetët e PDK-së sërish mblidhen para Qeverisë

​Moti sot

​Moti sot

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën