TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Edhe në shi e borë jam aktiv” – Fadil Rexhepi, që tetë vite në shërbim të fshatit Llashticë

Në fshatin Llashticë të Gjilanit, pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike është bërë shembull falë punës së Fadil Rexhepit. Ai për vite me radhë është kujdesur që fshati të mbetet i pastër, fillimisht me mbështetje nga diaspora, e tash nga komuna.

by tëvë1
8 muaj ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Me jelek të verdhë pune e mjetet e tij, Fadil Rexhepi shihet çdo ditë duke pastruar rrugët dhe hapësirat e fshatit.

E këtë detyrë ai e ka nisur para shtatë vitesh me mbështetje nga diaspora, ndërsa prej muajit mars të këtij viti paguhet nga Komuna e Gjilanit.

Fadil Rexhepi punën e nisi falë diasporës dhe e vazhdon me mbështetjen e bashkëfshatarëve.

“Këtë punë fal bashkëfshatarëve të mi dhe diasporës, unë e bëj që 7 vite. Unë çdo herë e kom dashtë pastërtinë edhe për këtë arsye jom aktivizu këtu. Falë shoqatës ata më kanë thirr edhe më kanë thanë për me hi këtu. Ka ditë që ka punë më shumë por ka edhe ditë që ka më pak kemi bashkëpunimin shumë të mirë me bashkëfshatarë edhe me të gjithë shkon në nivel pune”, shprehet Rexhepi.

Ai thotë se pastron fshatin pesë ditë në javë, pavarësisht shiut e borës.

“Unë pesë ditë i kom punë në javë, ku bjen shi, bjen borë, unë gjithherë jom aktiv, gjithherë jom në orar të punës prej orës 8:00 deri në ora 16:00 ku edhe e mbaroj punën. Ka vështirësi po gjithherë vështirësitë tejkalohen”, tregon Rexhepi.

Komente të mira për punën e tij ka edhe drejtori i shkollës “Esat Berisha” në Llashticë, Nehat Shabani. Sipas tij, puna e Rexhepit ka bërë që shumë persona të vetëdijësohen për rëndësinë e pastërtisë.

“E mirëmban fshatin, është një punëtor jashtëzakonisht i zellshëm, një punëtor i madh i cili vazhdimisht punon e ka orarin e caktuam në ditë pune, por nganjëherë nëse ka nevojë edhe jashtë orarit të punës ai na gjendet edhe punon, e mirëmban fshatin në atë mënyrë që ia kanë lakmi edhe dikush nga jashtë që vjen”, shprehet ai.

Fadil Rexhepi thotë se shoqata e bashkëfshatarëve të diasporës janë shtyllë e fortë që i ndihmon fshatit.

Ndërkaq, Rexhepi e sheh këtë fshat si më të pastrin, të paktën për Komunën e Gjilanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​“Mbeturinat.com”, platforma e re e Prishtinës për largimin e mbeturinave vëllimore

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

​Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Trump pezullon “Projektin Liria” për të hapur rrugën e finalizimit të marrëveshjes me Iranin

Trump njofton se marrëveshja me Iranin është afër finalizimit

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën