TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e radhës ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh dhe shantazh. Në këtë seancë, Prokuroria dhe mbrojtja kanë paraqitur fjalët hyrëse, ndërsa Sheholli pati një ankesë për hetuesit policor.

by Adea Mustafaj
3 javë ago
1 0
A A

Pas më shumë se tri javësh, Fatmir Sheholli është sjellë sërish para trupit gjykues.

Por, kësaj radhe për t’u dhënë fjalët hyrëse nga Prokuroria dhe mbrojtja.

Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh. Megjithatë, ai u deklarua i pafajshëm.

Derisa kishe edhe disa pakënaqësi.

“Shumë fotografi nga galeria e telefonit tim, që nuk kanë qenë në Facebook, kanë dalë në media. Hetuesia e Policisë bëri keqpërdorim absolut”, u shpreh i akuzuari Sheolli.

Ndërkohë në fjalët hyrëse prokurori u shpreh se Sheholli me dashje ka ndihmuar shërbimin sekret të Serbisë- BIA’në.

“I pandehuri, sipas udhëzimeve të Bojan Dimiqit, fillimisht i ka dërguar të dhënat e automjetit të tij dhe më pas ka udhëtuar në Mitrovicë të Veriut, ku nga një person i panjohur sipas udhëzimeve të BIA-së, i ka pranuar disa material me përmbajtje audio dhe transkripte të bisedave për disa zyrtarë të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, me qëllim të komperitimit të tyre dhe se për kryerjen e këtij operacioni, në të njëjtin material janë dhënë edhe 5000 mijë euro si shpërblim nga ana e BIA-s për të pandehurin Sheholli”, tha prokurori special, Bekim Kodraliu.

Ndërsa lidhur me veprën e dytë, atë të shantazhit, prokuroria tha se do të paraqes prova personale dhe materiale.

“Pa mëdyshje do të vërtetohet se i njëjti, përmes kërcënimeve për publikimin e lajmeve apo të dhënave në lidhje me të dëmtuarit Arben Jetullahu, ka kërkuar mjete financiare në mënyra të ndryshme, në të kundërtën do të publikonte të dhëna në mediat publike”, u shpreh Kodraliu.

Por me fjalët hyrëse të prokurorit nuk u nda i kënaqur avokati i të pandehurit.

“Z. prokuror e din çka ka punuar z. Sheholli para luftës, gjatë dhe pas luftës, këtu është munduar që me këto prova materiale dhe historikun e Fatmir Shehollit të krijohet bindja edhe tek trupi gjykues, mirëpo edhe në pjesën tjetër që i njëjti çfarë do prove zotëri prokuror e ka, përmend, ta arsyetoj me faktin ja ku qenka Fatmir Sheholli”, tha Mentor Neziri –aovakt i Shehollit.

Seanca vazhdoi me rrëfimin e dëshmitarit i cili pohoi se nga Sheholli kishe pranuar kërcënime.

“Prej paraburgimit më ka çuar porosi që nëse nuk na ndihmon financiarisht, do t’i publikojmë disa video. Pas kësaj, unë i kam thënë: ‘Publiko çka të duash, se nuk të ndihmoj’. Herën e parë më kishte kërkuar një ndihmë për familjen e tij dhe ia kam dërguar 500 euro”, tha dëshmitari Arben Jetullahu.

Ndërkohë, seanca e radhës gjyqësore ndaj Fatmir Sheholli pritet të mbahet më 30 nëntor, 2 dhjetor dhe 10 dhjetor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën