Vizitën e paralajmëroi nga ora 12:30.
Por presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen nuk arriti me kohë për takime.
Rrugët për ardhjen e saj nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” u bllokuan nga protestuesit.
Kështu që rrugët alternative, ia shtyn agjendën për 30 minuta.
Pas orës 13:00 arriti në oborrin e Presidencës.
Aty e priti ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Me Haxhiun, takimi zgjati gjysmë ore.
Pas 30 minutave, nga Kuvendi u nis drejt Qeverisë.
Para hyrjes, e priti kryeministri, Albin Kurti
Bashkë pas takimit, iu drejtuan gazetarëve me një konferencë për media.
Ursula von der Leyen deklarimin e filloi me zhvillimet e fundit për procesin e Hagës dhe protestat qytetare.
Presidentja e komisionit evropian tha se historia e Kosovës nuk rishkruhet.
“Asgjë dhe askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. 1999 është e skalitur në memorien tuaj kolektive dhe presioni i dhunshëm, kriza humanitare, vuajtja që e ka pasur vendi juaj, edhe Bashkimi Evropian ka qëndruar me ju që nga ajo kohë”, tha ajo.
Për të pati pyetje edhe për plotësim ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale nga Kosova.
Ajo tha se kjo i takon Kosovës për të parë.
“Ndryshimi i përket Kosovës të vendosë. Me rëndësi të garantohet pavarësia e gjyqësorit dhe, në këtë kuadër të pavarësisë, i përket Kosovës të vendosë se çfarë të bëjë ose jo. Është me rëndësi që gjyqësori të mbahet i pavarur”, tha ajo.
Gjithashtu, von der Leyen tha se rruga e Kosovës është në BE.
“Vura re së fundmi se dialogu mes partive politike është i mundur dhe se ju duhet të vazhdoni në këtë drejtim. Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje për reforma, për rritje dhe për përparimin në rrugëtimin tuaj drejt BE-së”, tha presidentja e Komisionit Evropian.
Për aktgjykimin, foli edhe kryeministri Albin Kurti.
“Në këtë aktgjykim janë tri pika që duhet theksuar ndërkombëtarisht. E para, pretendimi për të ashtuquajturën ‘Shtëpi e Verdhë’ dhe për trafikimin e organeve as nuk bëri pjesë në aktakuzë. Akuza për krime kundër njerëzimit dhe për sulme të gjera e sistematike kundër popullatës civile u rrëzuan”, tha Kurti.
Në fjalimin e tij, Kurti theksoi se Kosova tashmë i plotëson kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ju siguroj se asnjë reformë evropiane nuk do të mbetet mbrapa. Në takim tonë i kërkova presidentes Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në Konventën për Tranzitin e Përbashkët ku tashmë janë anëtarësuar tre nga fqinjët tanë që mallrat të lëvizin më shpejt dhe me kosto më të ulët ndërmjet Kosovës dhe BE-së, kërkova gjithashtu integrimin e Kosovës në organizatat Evropiane të standardizimit dhe në Kornizën Evropiane të Akreditimit. Në dhjetor bëhen katër vite që Kosova aplikoi për anëtarësim në BE, bazuar në meritë Kosova i plotëson kriteret për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, u shpreh ai.
Presidentja Komisionit Evropian do të vazhdoj vizitën e saj edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Përgjatë turneut ballkanik, do ta shmangë vizitën në Serbi dhe Bosnje Hercegovinë.



