TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

by tëvë1
3 javë ago
1
A A
Hyn në fuqi Marrëveshja Kosovë–EFTA, nga Dheu i Bardhë niset eksporti i parë

Sot ka hyrë zyrtarisht në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s – Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit. Me rastin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, në terminalin e pikës kufitare Dheu i Bardhë është nisur për eksport drejt tregjeve të EFTA-s produkti i parë nga kompania Greenhouse, një shtëpi modulare.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, i cili uroi mbarësi për bizneset kosovare dhe shprehu pritjen që sa më shumë produkte “Made in Kosova” të gjejnë vend në tregjet e EFTA-s, duke krijuar njëkohësisht partneritete të reja.

Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm për ekonominë e Kosovës dhe në veçanti për bizneset vendore, pasi krijon mundësi të reja për rritjen e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve, zgjerimin e pranisë së produkteve kosovare në këto tregje dhe forcimin e mëtejshëm të bilancit tregtar me shtetet e EFTA-s.

Për produktet industriale, eksportuesit kosovarë do të përfitojnë nga liberalizimi i plotë i tarifave doganore, ndërsa eksportet e një numri të konsiderueshëm të produkteve bujqësore do të përfitojnë nga tarifa të reduktuara ose zero, si dhe nga kuotat preferenciale, sipas kushteve të përcaktuara nga secili shtet i EFTA-s. Marrëveshja krijon gjithashtu mundësi për rritjen e eksportit të shërbimeve, përmes qasjes më të favorshme në treg dhe lehtësirave të parashikuara për këtë sektor.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të vazhdojë zbatimin e Marrëveshjes dhe ofrimin e informacioneve dhe sqarimeve konkrete për bizneset, me qëllim që mundësitë e reja tregtare të shfrytëzohen sa më shumë dhe të rriten eksportet drejt tregjeve të EFTA-s.

Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra përbëjnë tregje me fuqi të lartë blerëse dhe potencial për produktet dhe shërbimet nga Kosova. Gjatë vitit 2025, Kosova eksportoi mbi 100.4 milionë euro në vendet e EFTA-s, ndërsa importoi rreth 53 milionë euro, duke shënuar bilanc pozitiv tregtar prej 47.4 milionë eurosh në favor të Kosovës. Nga totali i eksporteve në këto tregje, rreth 99.4 milionë euro i përkasin eksporteve drejt Zvicrës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën