TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përsëri kundër “Ballkanit të Hapur”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Kur qytetarët e shohin se nuk ka korrupsion, janë të gatshëm të paguajnë tatime

Pas refuzimit që i bëri ftesës së homologut të tij, maqedonas Dimitar Kovaçevskit për të mos marrë pjesë në nismën e “Bllakanit të Hapur”, kryeministri Kosovës tregoi edhe njëherë pse është kundër kësaj nisme.

Në forumin e Bratisllavës “Globsec 2022”, Albin Kurti tha se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve lindore e verilindore.

“Ballkani Perëndimor është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Scholz, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda dhe BE-ja që të na ndihmojë por jo jashtë BE-së”, është shprehur Kurti.

Qëndrim të njëjtë me Kurtin ka edhe presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, sipas të cilit Ballkani i Hapur nuk mbështetet në vlerat evropiane.

Ani pse pro kësaj nisme është deklaruar kryeministri i këtij shteti, Dritan Abazoviq.

“Mund të kemi qëndrime të ndryshme mes presidentit, qeverisë e Kuvendit, por ajo që nuk ndryshon është integrimi në Bashkimin Evropian. Por problem kryesor është se BE-ja ka shumë pak entuziazëm për integrim të Ballkanit perëndimor. Ata na akuzojnë ne, dhe janë palët e treta që fitojnë në këtë rast. Këto palë përdorin këtë hapësirë”, ka thënë Gjukanoviq.

Mungesën e entuziazmit të BE-së e pranoi edhe i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e Ballkanit sipas të cilit kjo po sjellë shumë kritika nga rajoni.

“Ka pasë një përkushtim dukshëm më të dobët, një mungesë entuziazmi, ndoshta edhe një mungesë të pajtueshmërisë sa i përket anëtarësimit të plotë të rajonit. BE-ja po humb popullaritetin dhe kredibilitetin në rajon në masë dramatike do të thosha. Po bëhet çdo ditë e më vështirë që të jemi në këso panele në rajon e të përfaqësojmë BE-në, sepse deri më tani kemi ligjëruar në njëfarë mënyrë, por tash na kritikojnë partnerët tonë”, ka thënë Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Megjithatë Lajçak kërkoi mbështetjen e liderëve ballkanikë për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian, duke u konsideruar si hap me urgjencë.

Pjesë e këtij forumi në Bratislavë, një ditë më parë ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ku u diskutua për ndikimin botëror të Kremlinit dhe rrugëtimin e Serbisë drejt  BE-së.

Raporti i gazetares Flaka Zogu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për ngacmim në Shtime

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

​12 vjet nga heqja e barrikadës mbi urën në Mitrovicë

Formula indiane për zgjatjen e flokëve

Formula indiane për zgjatjen e flokëve

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Inteligjenca artificiale krijon një ndarje të re digjitale në botën e biznesit

Inteligjenca artificiale krijon një ndarje të re digjitale në botën e biznesit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për ngacmim në Shtime

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën