TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët në Rimanishtë të Prishtinës në hall me mungesë të ujit të pijshëm

Në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, mungesa e ujit të pijshëm vazhdon të jetë një problem i kahmotshëm. Banorët janë të detyruar të gjejnë mënyra alternative për të siguruar ujin e nevojshëm për jetesë, ndërsa presin zgjidhje nga Komuna.

by TËVË 1
1 vit ago
4 0
A A

Një bunar 18 metra i thellë qëndron i hapur në oborrin e një familjeje në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Si i tillë, është shndërruar në një burim jetik për nevojat e përditshme të familjes.

Edhe pse zgjidh vetëm pjesërisht problemet e tyre me ujin, kjo thellësi e improvizuar tregon për mënyrat me të cilat banorët përpiqen të përballojnë mungesën e ujit të pijshëm në këtë fshat.

Banorja Emine Musliu tregon për vështirësitë që i sjell mungesa e ujit në përditshmërinë e saj.

“Ujë nuk kom, prej kojshisë po marr qeshtu që se di sa, me la tesha e krejt. Me ramje të lirë na vike kisha ujë tash mo nuk kom”, tregoi banorja Emine Musliu.

Hall të njëjtë kanë edhe disa banorë të tjerë.

“Problem serioz është se tash kohëve të fundit në qet muajin gusht edhe shtator s’ka, bajnë njerëzit me cisternë me shishe atje në fillim është një qeshme aty parkohen kerret edhe marrin njerëzit ujë për nevojat e veta e për pije ma lehtë e blejnë ujin a per larje e sene kanë edhe kafshë e ferma, njerëzit ata vujnë për ujë”, tha banori Ismet Arifi.

“Krejt fshati ka mungesë, 100 shtëpi janë pa ujë qeshtu me bure tu i bajt me bunara do presin s’kanë ka me marrë e s’ka Komuna e Prishtinës pos Sharbani e Rimanishta janë pa ujë, se gjithka kanë ujë po qekjo ka mbetë mas dore e çka u bë me të nuk e di”, tregoi Fehmi Arifi.

Megjithatë nga KRU Prishtina thonë se për këtë problem duhet të drejtohen në Komunë.

“Për lagje ose fshatra që nuk kanë rrjet të ujësjellësit përgjegjës janë Komunat. KRU Prishtina është përgjegjëse vetëm për mirëmbajtjen e rrjetit aktual dhe furnizimin me ujë. Ata duhet të drejtohen në Komunën e Prishtinës për projekte të ujësjellësit”, tha Arjeta Mjeku-Aziti nga KRU “Prishtina”.

Por në anën tjetër nga Komuna e Prishtinës thanë për televizionin se do të ndajnë mjete, atëherë kur KRU Prishtina gjen një zgjidhje.

“Komuna e Prishtinës do të ndajë mjetet menjëherë sapo ujësjellësi të propozojë zgjidhjen teknike”.

Diku rreth 100 shtëpi në fshatin Rimanishtë vazhdojnë të mbeten pa ujë të pijshëm.

Banorët kërkojnë veprime konkrete nga komuna për të siguruar furnizim të rregullt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Instituti Shqiptaro Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare kërkojnë 10 mijë nënshkrime për referendum mbi Specialen

Instituti Shqiptaro Evropian dhe Oda Ekonomike Shqiptare kërkojnë 10 mijë nënshkrime për referendum mbi Specialen

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

SHBA-të kërcënojnë se do të pezullojnë linjat ajrore iraniane në të gjithë botën nga e mërkura

Vetëvendosje mban konferencë për media para seancës konstituive

LVV për nismën e PDK-së për Specialen: Presim vendimin e Kushtetueses para çdo veprimi

Syla: Kemi informacione se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale

OKB: Sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për drogë mund të përbëjnë “krime kundër njerëzimit”

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

Mbi 400 milionë euro gjobë për Google për gjurmimin e përdoruesve

Syla: Kemi informacione se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Syla: Kemi informacione se mund të ketë arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Familjari i Jakup Krasniqit për nismën e PDK-së: Është e duhur dhe mund të konsiderohet edhe e vonuar

Familjari i Jakup Krasniqit për nismën e PDK-së: Është e duhur dhe mund të konsiderohet edhe e vonuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën