TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkësia Ndërkombëtare heshtë para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lufta në Ukrainë, Vuçiq blen sasi të mëdha ushqimesh dhe naftë

Në betimin e tij si president i rizgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u zotuar se përveç Serbisë do të angazhohet edhe për ruajtjen e Kosovës, siç pretendon ai, brenda integritetit të vendit të tij.

As kjo deklaratë, e as fakti që Serbia ende e mbanë brenda Kushtetutës së saj Kosovën, nuk ka ngjallur ndonjëherë, reagimin zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare.

Profesori universitar Afrim Hoti, thotë se Bashkimi Evropian, nuk reagon ndaj deklaratës së Vuçiqit pasi i mungon qëndrimi për këtë çështje.

“Komuniteti ndërkombëtar është definitivisht i dezorientuar në këtë pikë, qoftë nëse i referohemi si Bashkim Evropian, sepse BE si strukturë nuk ka një qëndrim të unisuar, kundrejt Serbisë. Dhe se ata normalisht nuk kanë komoditetin e as nuk kanë të drejtën që t’i përzihen një vendi të pavarur për të shprehur aspiratat e veta. Çfarë do të jetë epilogu, varet fund e krye nga qëndrimet e palëve. Serbia asnjë herë nuk e ka fshehur objektivin e vet që ta ri-integroi Kosovën në strukturën e saj, ashtu siç Kosova nuk e ka fshehur objektivin e vet që të forcoi subjektivitetin e vet ndërkombëtar”, tha Hoti.

Analisti Politik nga Shqipëria, Mustafa Nano, në një deklarim për tëvë1 tha se Bashkimi Evropian nuk është në pozitë, që ta kundërshtoi Serbinë në këtë pikë.

“Evropa nuk ka shumë hapësirë për të reaguar ndaj këtij provokimi të Vuciqit, sepse në këto rrethana, rrethanat e luftës midis Rusisë në njërën anë dhe perëndimit në anën tjetër, Evropa nuk do të donte ta humbiste Serbinë. Nuk ka luksin që t’i thotë Serbisë, dëgjo zotrote e ke tepruar tani, prandaj ti e ke humbur të drejtën për të kandiduar për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, me ty nuk kemi më punë. Nëse Evropa e bënë këtë gjë, është e gatshme Rusia të përforcoi marrëdhëniet mes vetës dhe Serbisë”, tha Nano.

Ndaj deklaratës së Vuçiqit për Kosovën ka reaguar edhe, deputetja gjermane Renata Alt e cila ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person për ngacmim në Shtime

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Inteligjenca artificiale krijon një ndarje të re digjitale në botën e biznesit

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

Threads kalon gjysmë miliard përdorues aktivë mujorë

Threads kalon gjysmë miliard përdorues aktivë mujorë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

​Dita Botërore kundër shkretëzimit dhe thatësirës

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Nis numërimi i votave me kusht, rezultati nga numërimet e para

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën