TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kuvendi mbetet i bllokuar, Rashiq kërkon mbështetjen e opozitës për postin e nënkryetarit

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është shprehur i bindur se kandidimi i tij për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nuk bie ndesh me rregullat parlamentare. Për këtë arsye, ai ka kërkuar mbështetje nga partitë ish-opozitare.

by Shpat Blakcori
11 muaj ago
1 0
A A

Gjatë së martës u shënua një progres i rëndësishëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe katër nënkryetarëve të tjerë, por Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar.

Procesi u bllokua tek votimi për nënkryetarin serb nga Lista Serbe, Slavko Simiq, i cili në tri tentime i nuk siguroi votat e mjaftueshme për këtë pozitë.

Po ashtu, partitë opozitare kundërshtuan edhe kandidaturën e ministrit në detyrë, Nenad Rashiq.

Disa deputetë e kundërshtuan votimin e Rashiqit me arsyen se është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Por politikani serb thotë se veprimet e tij janë në përputhje me rregullat parlamentare.

“Disa nga deputetët më thanë që votimi i tillë është kundërkushtetues. Unë thashë se kjo nuk është kundërkushtetuese. Dje pasdite shkova të takoj disa njerëz që merren me çështje kushtetuese dhe më thanë që nuk ka asnjë shkelje nëse votohet një përfaqësues si unë për nënkryetar të Kuvendit”, ka thënë Rashiq

Rashiq paralajmëroi se do të kandidojë përsëri për postin e nënkryetarit, në përputhje me rregullat parlamentare.

Por se, shpreson që kësaj radhe do të ketë mbështetjen e opozitës.

“Unë me të vërtetë po besoj në gatishmërinë e opozitës dhe të partive politike. Por ju kujtoj që për një kohë të gjatë jam në politikë dhe kam punuar me PDK-në, por edhe me AAK-në, LDK-në e Nismën. E konsideroj që ndoshta ka qenë një befasi,”, është shprehur Rashiq

Edhe profesori, Mazllum Baraliu, thotë mes tjerash se nuk përbën shkelje të Kushtetutës nëse Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit.

“Neni 67-të flet për zgjedhjen e kryetarëve dhe nënkryetarëve dhe njëkohësisht ky nen nuk thotë që të shkohet në pako. Është çështje tjetër nëse krijohet një praktikë sepse ka ndodhur në të kaluarën të shkohet në pako por se Kushtetuta nuk e obligon”, ka thënë Baraliu.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët dhe më pas nis rrjedhja e afatit ligjor për formim të Qeverisë.

Seanca për finalizim të konstituimit do të vazhdojë të enjten në orën 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq refuzon, Serbia e vetmja që nuk e nënshkruan deklartën e cila dënon agresionin rus në Ukrainë

Vuçiq refuzon, Serbia e vetmja që nuk e nënshkruan deklartën e cila dënon agresionin rus në Ukrainë

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Trump e pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën