TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK nuk i mbajti fjalët – pse nuk u votua Dimal Basha?

Në seancën e fundit, Partia Demokratike e Kosovës nuk e mbështeti kandidatin e Vetëvendosjes për kryeparlamentar, Dimal Bashën, edhe pse më herët kishte deklaruar se do të votonte kandidatë që nuk kanë qenë pjesë e ekzekutivit. Sipas hulumtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës, Naim Jakaj, përgjegjësia kryesore për dështimin e seancës bie mbi PDK-në.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
0 0
A A

Partia Demokratike e Kosovës kishte deklaruar në vazhdimësi se ishte e gatshme të votonte për një kandidat të Vetëvendosjes që nuk kishte qenë pjesë e kabinetit “Kurti 2”.
“PDK nuk voton asnjë anëtar të kabinetit Kurti 2”, ka thënë Krasniqi.
Mirëpo, këto fjalë nuk u mbajtën nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Partia e tij refuzoi të votojë për Dimal Bashën, kandidatin e VV-së për kryetar të Kuvendit.

Ky i fundit mori vetëm 57 vota, duke e zgjatur edhe më tej bllokadën për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Në arsyetimin e saj, PDK tha që kishte kërkuar pauzë për koordinim për ta votuar Bashën, por një gjë e tillë sipas tyre, nuk iu ishte lejuar.
Deputetja e këtij subjekti Vlora Çitaku në një deklaratë për media tha se nuk kishin votë kundër Dimal Bashës për Kryetar të Kuvendit, por se pauzën 10 minutëshe e kërkuan për ta vërtetuar “se e kanë seriozisht”.
Megjithatë Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se PDK nuk e përmbushi premtimin dhe është përgjegjëse për dështimin e seancës.

“Një parti politike serioze dhe demokratike siç është PDK-ja, ka premtuar votimin e një kandidati për kryetar Kuvendi që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në këtë rast, e ka mashtruar publikun, sepse nuk i ka mbajtur fjalët e veta. PDK është përgjegjëse deri në seancën që do të mbahet nesër.”, ka thënë Jakal nga IKD-ja.
Tutje, Jakaj thekson se kriza institucionale po i kushton shumë Kosovës.
“Moskonstituimi i Kuvendit e ka dëmtuar rëndë Kosovën në politikën e jashtme, sidomos në procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës, ku nuk kishim një ministri funksionale që të komunikonte me KiE-në. Po ashtu, nuk u rishikua buxheti i Republikës dhe mungojnë bordet drejtuese të institucioneve.”, është shprehur tutje Jakaj.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë ende të ditur se kë do të propozojë nesër për postin e kryetarit të Kuvendit.

Ndërkaq, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë 30 ditë afat për ta zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Reali fiton edhe në Angli, kualifikohet në çerekfinale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën