Dreshaj theksoi se me këtë nismë ligjore largohet kriteri diskriminues. Ai shtoi se në Fondin Pensional nuk ka asgjë, pasi siç thotë ai, i njëjti është plaçkitur nga pushteti paraprak.
“Fondi social ku bën pjesë edhe Fondi Pensional, edhe Fondi Shëndetësor, është plaçkitur nga pushteti paraprak dhe praktikisht nuk ka mbetur asgjë në atë fond. Dhe tash kur vjen koha që të dalin në pension ata që nuk e mbërrijnë normën e 15 viteve për një muaj apo për një javë, e humbin komplet të drejtën e kontributit që e kanë bërë, bie fjala, për 14 vite e gjysmë”, tha ai në emisonin “Ditari” në Tëvë1.
Deputeti i AAK-së potencoi se për këtë nismë mendon se deputetët e opozitës do të jenë pro. /Teve1.info/