TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri izraelit i Mbrojtjes miraton planin e pushtimit të qytetit të Gazës, thirren 60,000 rezervistë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Ministri izraelit i Mbrojtjes miraton planin e pushtimit të qytetit të Gazës, thirren 60,000 rezervistë

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka miratuar një plan për të pushtuar qytetin e Gazës, sipas mediave lokale të mërkurën.

Transmetuesi publik KAN tha se Katz e quajti planin “Qerrat e Gideonit B”, sipas Operacionit “Qerrat e Gideonit”, një ofensivë tokësore që u nis në maj për të zgjeruar pushtimin e enklavës dhe për të evakuuar plotësisht palestinezët nga Gaza veriore.

“Si pjesë e planit, do të lëshohen urdhrat e nevojshëm për thirrjen e rezervave për të kryer sulmin”, tha transmetuesi, pa specifikuar numrin e trupave të nevojshme.

Të martën, Shefi i Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir, përshkroi fazat e planit të pushtimit, duke përfshirë përforcimin e forcave izraelite në Gazën veriore.

Mediat njoftuan të mërkurën poashtu se, ushtria izraelite do të thërrasë 60,000 ushtarë rezervistë për të luftuar në qytetin e Gazës sipas këtij plani pushtimi

Transmetuesi tha se trupat e rregullta që veprojnë në Rripin e Gazës do të zgjerohen gjithashtu.

Sipas radios së ushtrisë izraelite, numri i rezervistëve brenda ushtrisë do të rritet në 130,000 në total në përgatitje për “një operacion të zgjatur që do të zgjasë disa muaj” deri në mesin e vitit 2026.

Kanali 12 raportoi më herët të martën se urdhrat për rekrutim emergjent, të njohur si Urdhri 8, janë lëshuar tashmë nga ushtria.

Mobilizimi  i ushtarëve do të fillojë më 2 shtator, me planin e pushtimit që do të diskutohet në kabinet në ditët në vijim, tha e përditshmja Yedioth Ahronoth.

Më 8 gusht, Kabineti i Izraelit miratoi një plan të Kryeministrit Benjamin Netanyahu për të ripushtuar gradualisht Rripin e Gazës, duke filluar me Qytetin e Gazës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

“Ditari”- 27.10.2026

“Ditari”- 27.10.2026

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën