TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

by Tëvë1
27 minuta ago
0
A A
​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta është paralajmëruar të mbahet të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, nga ku protestuesit pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kolektivi ka kritikuar institucionet e Kosovës për, siç thotë, shpërfilljen e jetës dhe sigurisë së grave.

“Vrasja me sopatë e një gruaje prej kunatit mbrëmë është alarmi për luftën që iu është shpallur grave. Sikurse rastet tjera të femicidit, kjo vrasje ishte paralajmëruar nga e ndjera, e cila e kishte lutur për ndihmë një shtet që është shndërruar për vite me radhë në bashkëdoras në vrasjen e grave. Arlinda Zekaj u vra me ndërmjetësim të shtetit i cili nuk iu beson grave, i përbuz, i neglizhon ato dhe vazhdon t’i shoh pavarësisht si prona të burrave”, thuhet në thirrje.

Në këtë reagim, thuhet se sikurse në raste të tjera të femicidit, edhe vrasja e Zekajt ishte paralajmëruar nga vetë viktima, e cila kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

Sipas organizatës, dhuna ndaj grave lidhet me patriarkinë në shoqëri dhe me neglizhencën institucionale, për të cilën kërkon llogaridhënie.

Kolektivi ka paralajmëruar se do të dalë në rrugë dhe do të bllokojë institucione, duke përmendur Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Policinë dhe Qeverinë.

“Andaj, të mërkurën, të enjten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili ka kërkuar organizim dhe solidarizim kombëtar.

Organizata u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, duke kërkuar nga institucionet të marrin përgjegjësi për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Tags: "Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist"arlinda zekajProtestaTeve1vrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

IPK nis hetimet për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt nga Policia

Një muaj paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

“Ditari”- 27.10.2026

“Ditari”- 27.10.2026

Ambasadori amerikan në Izrael e quan dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor “terrorizëm”

Mijëra palestinezë të zhvendosur ndërsa ushtria izraelite vazhdon ofensivën në Bregun Perëndimor

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri: Bashkimi duhet të vazhdojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën