TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Agim Ademi shpreson që në sezonin e ri të Superligës të rritet shikueshmëria e humbur viteve të fundit

by tëvë1
12 muaj ago
4
A A
Agim Ademi denoncohet në Prokurori nga ATK, dyshohet për afro 200 mijë euro shmangie nga tatimi

Sezoni i ri në Superligën e Kosovës nis këtë fundjavë, më saktësisht nesër (e diel).

E një ditë para nisjes, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e bëri një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, synim kryesor do të jetë rritja e shikueshmërisë, e cila viteve të fundit ka pësuar rënie drastike, shkruan Gazeta Express.

Reagimi i plotë i Ademit, pa ndërhyrje:

Kjo fundjavë shënon fillimin e edicionit të ri të garave të futbollit në vendin tonë. FFK me të gjitha organet e saj i ka bërë përgatitjet e duhura për një kampionat sa më të mbarë, me lojë të ndershme dhe garë të rregullt.

Nga ky edicion fillojmë me zbatimin e plotë të platformës dixhitale “My FFK”, përmes të cilës të gjitha të dhënat nga ndeshjet e futbollit do të jenë të qasshme jo vetëm për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, por edhe për opinionin e gjerë. Me këtë sistem e rrisim tutje nivelin e organizimit dhe transparencën në të gjitha ndeshjet që zhvillohen nën ombrellën e Federatës.

E sigurisht krahas nesh edhe klubet i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe janë të gatshme për t’i hyrë garës në arritjen e objektivave të tyre.

Synim i përbashkët i këtij edicioni duhet të jetë rritja e shikueshmërisë. Futbolli luhet për tifozët. Ata i japin atij ngjyrat e spektaklit. Kur zëri i tyre jehonë në stadiume ndeshjet janë më madhështore, motivi i futbollistëve maksimal dhe loja në fushën e gjelbër në një nivel tjetër.

Prandaj, duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim, në mënyrë që dashamirët e futbollit të jenë në numër sa më të madh në tribunat e stadiumeve dhe të jenë, siç thuhet, lojtari i 12-të i klubeve të tyre të zemrës. Këtë e arrijmë me organizim të mirë, me kulturë të lartë sportive, respekt ndaj rivalit dhe me “fair-play”.

Futbolli ynë vit pas viti ka shënuar rritje. Sivjet na pret një garë e fortë jo vetëm në Albi Mall Superligë, por edhe në Raiffeisen Ligën e Parë, e cila rikthehet në formatin e saj të një lige unike.

Rivaliteti i skuadrave me traditë, por edhe atyre që duan të lënë gjurmë e të bëjnë histori premton kampionat me emocione të shumta.

Prandaj, duke ua uruar edicionin e ri të gjitha klubeve, futbollistëve, tifozëve, sponsorëve, mediave por edhe zyrtarëve të të gjitha organeve të Federatës, besoj që ky kampionat të prodhojë sa më shumë futboll cilësor, spektakël, garë të rregullt e rivalizuese dhe sa më pak lëndime të futbollistëve.

Vetëm në këtë mënyrë kontribuojmë gjithsecili për ngritjen e mëtejme të futbollit tonë dhe rritjen e entuziazmit për këtë lojë që të gjithë e duam dhe na bashkon.

Qoftë një edicion i suksesshëm, e ju priftë e mbara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Gvardiol me kontratë të re, firmos deri më 2031 me Cityn

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Mancini rikthehet në postin e selektorit tek Italia

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

City konfirmon operimin e Rodrit

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Anthony Joshua ftohet në Shqipëri

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Info Nata”- 28.07.2026

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën